Njeriu i parë i kompanisë amerikane Apple, Tim Cook, konsideron se realiteti virtual mund të përdoret për qëllime të mira, por vetëm gjatë periudhave të caktuara.
Nëse dikush do t’ju pyesë “çfarë është Metaverse”, si do t’i përgjigjeshit? Përkufizimi i parë në thelb nuk ekziston, ku pas disa hulumtimeve dhe anketave, është konstatuar se secili ka një lloj përkufizimi të tij dhe pikëpamjet sa i përket Metaverse.
Lexo: Si fiton duke guxuar…
Lidhur me këtë çështje, ai ka thënë gjatë një interviste dhënë së fundmi, se “është e rëndësishme që njerëzit t’i kuptojnë gjërat”, por nuk është i sigurt nëse ata vërtetë e kuptojnë Metaverse.

Gjithashtu dihet se themeluesi i Apple nuk është mbështetës i botës virtuale. Ai vlerësob se realiteti virtual mund të përdoret për qëllime të mira, por vetëm në disa periudha të caktuara.
“Nuk mendoj se dëshironi që tërë ta jetoni jetën ashtu. Njerëzit e rëndomtë nuk e kuptojnë çfarë është Metaverse”, shtoi Cook.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto