Disa gjera themelore që NUK duhen përfshirë në CV-në tuaj - Business Magazine Albania

Disa gjera themelore që NUK duhen përfshirë në CV-në tuaj

Disa gjera themelore që NUK duhen përfshirë në CV-në tuaj

Ka disa gjëra që nuk duhet të shfaqen në një CV, në mënyrë që ajo të jetë një referencë efektive, dhe të duket një dokument serioz në duart e punëdhënësit. Më poshtë janë disa gjëra që duhet ti keni parasysh dhe të mos i përfshini kurrë në CV-në tuaj:
•Arritjet që nuk janë saktësisht arritje
Për shkak se ju keni qenë kapiten i ekipit të shkollës së mesme nuk është një arritje e rëndësishme për punën për të cilën po aplikoni! Arritjet profesionale apo edhe shërbimi në komunitet janë arritje të dukshme.

•Një përshkrim fizik
Një përshkrim rreth asaj se si dukeni apo edhe imazhet tuaja nuk duhet të përfshihen kurrë në një CV. Nuk është profesionale dhe do të merren si një tallje nëse e përfshini këtë informacion.

•Informacion privat
Qoftë besimi juaj fetar apo orientimi juaj seksual, këto janë gjëra që nuk kanë rëndësi në një CV dhe janë më mirë t’i mbani për vete. Nuk ka asnjë arsye për ta vënë këtë informacion të hapur për vëzhgim.

Lexo: Edona Bilali “Shqipëria është kthyer tashmë destinacion tërheqës për nomadët digjitalë”

•Gramatikë e keqe
Gramatika e keqe tregon menjëherë pakujdesi dhe dembelizëm. Gjëja e fundit që dëshironi që një punëdhënës i mundshëm të ndiejë se jeni do të verifikohet menjëherë pasi të gjendet një gabim si ky.

•Listimi jo i duhur i hobeve
Nëse keni një hobi jo të zakonshëm që ju bën që njerëzit t’iu shikojnë çuditshëm, është mirë që atë ta mbani për veten tuaj. Hobi i zakonshëm i leximit ose shkrimit, madje edhe ushtrimet janë zgjedhje të pranueshme. Listat e hobive duhet të mbahen të shkurtra dhe të sakta.

•Përvoja e parëndësishme e punës
Nëse nuk ka të bëjë me punën për të cilën po aplikoni, është më mirë ta lini jashtë dhe të përqendroheni në punët që kanë përvojë të drejtpërdrejtë me interesin tuaj aktual për punë.

•Informacioni i kontaktit
Nëse keni një adresë e-maili të papërshtatshme, thjesht mos e përdorni. Ose nëse është thelbësore që ky informacion të përfshihet, krijoni një të ri nëpërmjet përdorimit të Google për të pasur në dorë një të përshtatshëm.  theundercoverrecruiter

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0