Ja cilët janë startup-et fituese të çmimeve prej 10 000€ të JuniorUp! - Business Magazine Albania

Ja cilët janë startup-et fituese të çmimeve prej 10 000€ të JuniorUp!

JuniorUp

Për herë të parë, Junior Achievement of Albania sjell një kompeticion, i cili i kalon pritshmëritë e kompeticioneve të mëparshme të startup-eve, një format unik me shpërblime edhe më të mëdha për fituesit. JuniorUp mbajti finalen e një procesi të gjatë mentorimi të enjten, 15 Shtator 2022.

Blerina Guga, shefe ekzekutive e Junior Achievement of Albania, mikpriti të ftuarit, duke kujtuar rrugëtimin e JuniorUp dhe të shtatë finalistëve që prisnin në ankth për të bërë prezantimet e tyre. Gerion Treska, menaxher i programit, vijoji duke shpjeguar “rregullat e lojës”, siç i quajti ai. Finalistët do të kishin vetëm 3 minuta kohë për të prezantuar, përpara se juria të shuante kuriozitetin, duke u bërë edhe më shumë pyetje mbi modelet e bizneseve të tyre.

Në juri u ulën:

  • Martin Mata, Bashkë-drejtues ekzekutiv i AADF
  • Aleksandër Sarapuli, Bashkë-drejtues ekzekutiv i AADF
  • Elvin Guri, Sipërmarrës dhe Investitor
  • Dorin Rama, Drejtues ekzekutiv i Crimson Finance Fund Albania
  • Kushtrim Xhakli, Drejtues i Connected Inventions

Lexo: Lorenzo Cappanari, sipërmarrësi, profesori dhe autori i librave në skenën e AllWeb

Startup-et pjesëmarrës u trajnuan për 150 orë nga 8 ekspertë të aspekteve të ndryshme të biznesit dhe 1 ekspert i huaj. Idetë të cilat arritën në finale vijojnë si më poshtë:

  • Arbis – një biznes në fushën e stilimit të veshjeve, i cili do të ofrojë dizajne të personalizuara, i prezantuar nga Arla Çarçiu.
  • Crazy Creative House – një agjensi kreative, e fokusuar në UI/UX design, për të sjellë zgjidhje unike dhe user-friendly për bizneset, prezantuar nga Kristi Kumria.
  • Dora Creative – një agjensi marketingu, e cila funksionon totalisht me freelancers, e prezantuar nga Oriana Çekrezi dhe Antonio Demiri.
  • LikSad e-bikes – një biznes dhënie me qera të biçikletave elektrike dhe guidave të qyteteve të ndryshme, prezantuar nga Sadi Lika.
  • Performo – një platformë, e cila bën bashkë trajnerët e sportit me sportistët profesionistë dhe fushat ku mund të kryejnë trajnime, prezantuar nga Fjona Huta.
  • Switch Technologies – një akademi programimi me bazë aktuale në qytetin e Elbasanit, prezantuar nga Kleo Zane dhe Klised Rungo.

Fituesit e natës finale u shpallën: Dora Creative, LikSad e-bikes, dhe Switch Technologies, duke u bërë kështu secili përfitues të një çmimi prej 10 000€.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0