Rriten të ardhurat në buxhet gjatë gushtit. Ministria realizon mbi 100% të planit - Business Magazine Albania

Rriten të ardhurat në buxhet gjatë gushtit. Ministria realizon mbi 100% të planit

Ministria e Financave dhe Ekonomisë njofton se të ardhurat totale për 8-mujorin e vitit 2022 u realizuan në masën 376 miliardë Lekë ose 100.4% të planit të parashikuar. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një vit më parë, ky dikaster thekson se të ardhurat u rritën me 15.9% ose 51.6 miliardë Lekë.

Shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën 8 mujore të vitit 2022, arritën në rreth 361.66 miliard Lekë me një realizim në masën 96.6% të planit, ndërkohë që krahasuar me të njëjtën periudhë të 2021, duke rezultuar rreth 1.4% më i lartë ose rreth 5.08 miliard Lekë më shumë.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë nënvizon se është duke punuar për të ruajtur të gjitha parametrat fiskalë, si dhe ritmin e rritjes së qëndrueshme të ardhurave.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0