BE do të mbledhë 140 miliardë euro nga kompanitë energjetike: Do të ndihmojmë qytetarët - Business Magazine Albania

BE do të mbledhë 140 miliardë euro nga kompanitë energjetike: Do të ndihmojmë qytetarët

Bashkimi Europian synon të mbledhë 140 miliardë euro nga fitimet ‘e papritura’ të disa kompanive të energjisë, për të ndihmuar familjet dhe bizneset të paguajnë faturat e gazit dhe energjisë elektrike.

Shefja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen  tha se BE propozon vendosjen e një kufiri për të ardhurat e kompanive që prodhojnë energji elektrike me kosto të ulët. Këto të fundit, prej vendosjes së sanksioneve, kanë siguruar të ardhura që sipas zonjës von der Leyen “nuk i kishin llogaritur, e as ëndërruar më parë”.

Fitimet në kompanitë që përdorin energjinë e erës, diellore dhe bërthamore janë rritur për shkak se tarifat e tyre janë të lidhura me çmimin e shitjes me shumicë të gazit natyror, i cili u rrit në një nivel rekord në mars, pasi Rusia pushtoi Ukrainën.

Lexo edhe: Europa prezanton planin për kursimin dhe uljen e çmimit të energjisë. Taksë për kompanitë energjetike

Europa sanksionoi eksportet ruse të naftës dhe qymyrit pas pushtimit, duke bërë që Moska të shkurtonte furnizimet me gaz në këmbim.

Ursula von der Leyen tha të mërkurën se blloku do të kryejë një “reformë të thellë dhe gjithëpërfshirëse” për të shkëputur koston e gazit nga çmimi i energjisë elektrike. Propozimet e Komisionit duhet ende të diskutohen dhe të miratohen nga vendet anëtare të BE-së.

Blloku mund të vendosë një kufi prej 180 dollarë për megavat orë në energjinë elektrike të prodhuar nga firmat e energjisë së rinovueshme, tha Komisioni në një deklaratë. Çmimi standard i gazit me shumicë në Europë është aktualisht (212 dollarë) për megavat orë.

Çmimet e gazit natyror dhe naftës filluan të rriten vitin e kaluar, pasi vendet u rihapën nga bllokimet e tyre pandemike, duke shkaktuar një rritje të kërkesës. Por, pushtimi rus i Ukrainës në fund të shkurtit i rriti edhe më shumë.

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0