Kristiana Filip, gruaja e vitit në ICT Awards - Business Magazine Albania

Kristiana Filip, gruaja e vitit në ICT Awards

Kristriana Filip

Legit është krijuar që t’u lehtësojë punën sipërmarrësve, freelancers, dhe bizneseve, duke automatizuar punët e tyre ligjore.”

Kristiana Filip është themeluese e Legit. Ajo juriste që ndoqi pasionin e saj në një mënyrë krejt ndryshe, duke krijuar një startup në industrinë ligjore, i cili do të automatizojë të gjithë procesin e marrjes së dokumentave ligjore për bizneset. Kristiana u shpall fituese e çmimit “Gruaja në ICT” nga ICT Awards.

Ajo ndan me ne emocionet dhe rrugëtimin e saj deri këtu duke na treguar se, ka studiuar drejtësi në Universitetin e New Yorkut në Tiranë, me fokus në të drejtën ndërkombëtare tregtare dhe të biznesit. “Gjithnjë më ka pëlqyer ana ligjore e biznesit. Masterin e përfundova në Universitetin e Cambridge për të drejtë korporatash. Në master lënda ime e preferuar ka qenë gjithnjë qeverisja e korporatave dhe studiot ligjore si biznes, ku ligji shpjegohej në mënyrë më praktike. Më pas jam kthyer në Shqipëri. Për shkak të diplomës shumë unike, ku vetëm 24 veta nga e gjithë bota studionin në atë degë masteri, pata luksin që të zgjidhja studion në të cilën do të punoja, ndaj zgjodha një mjedis miqësor dhe me frymë rinore”, thotë ajo. Por, nuk e gjeti veten shumë në profesion. Për një periudhë u transferua në Kosovë, ku e zuri karatina e pranverës 2020. Në këtë kohë ajo mendoi më shumë për lidhjen e klientëve me avokatët dhe se si mund të automatizohen disa procedura tepër të thjeshta. Ndaj, nis të hedhë disa ide në letër.

Kristiana nuk është një rast fatlum nga ata që lexojmë rëndom, ku ideja lind dhe kthehet në një biznes të suksesshëm brenda natës. Përpos viteve të gjata të shkollimit asaj iu desh të trajnohej për idenë e saj, një ide që vetëm mund ta imagjinonte se do të kthehej në diçka me vlerë:

“Në tetor 2020 më sugjeroi një mik që të merrja pjesë në Founders Bootcamp në ICK Kosovo, ku mora pjesë për tri ditë dhe fitova inkubim virtual. Njëkohësisht, isha pjesë e Academy for Women Entrepreneurs në Shqipëri dhe të dyja më ndihmuan të strukturoja idenë time në një plan të mirëfilltë biznesi dhe të ekspozohesha në ekosistem. Në janar 2021 kam dhënë dorëheqjen nga puna dhe vendosa të punoja si freelancer, pasi më duhej të gjeneroja të ardhura për të ndërtuar paralelisht platformën. Që atëherë kam punuar me startup-e, kryesisht në Kosovë. Kam punuar me Gjirafa, Dua.com, Ritech në Shqipëri, RPay, etj.”….

Për të lexuar artikullin e plotë me eventet e tre muajve të fundit abonohuni në Business Magazine ose porosisni Business Magazine 29 këtu!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0