E kishte njoftuar më parë. Spanja nis me 1 Shtator transportin publik falas, si kundërpërgjigje e fortë e ndaj rritjes së ccmimeve. Kjo lehtësi do të zgjasë deri në fund të vitit.
Marrëveshja e re në rrugët e “Renfe” është shtesë e politikave mbështetëse të shpallura pasa një muaji. Qeveria spanjolle ra dakord fillimisht për një zbritje prej 30% në të gjithë transportin publik, përfshirë metro, autobusë dhe tramvaje.
Spanja ka një inflacion gati 10%. Pothuajse gjysmë milioni persona kanë porositur kartat e transportit falas dhe operatori hekurudhor shtetëror Renfe pret që skema, në fuqi deri në fund të vitit, të rezultojë në 75 milionë udhëtime hekurudhore falas.
Udhëtimet në distanca të gjata dhe biletat e vetme janë të përjashtuara.
Gjermania ka promovuar një nismë të ngjashme, duke filluar në qershor dhe përfunduar në shtator, që ishte një sukses i madh dhe reduktoi bllokimet e trafikut në qytetet kryesore.
Lexo: Shitjet e makinave në Evropë janë më të ulëtat që nga 1996
Skema spanjolle, e cila përfshin edhe ulje për llojet e tjera të transportit publik, do të kushtojë 221 milionë euro. Është pjesë e paketës së fundit të ndihmës për të zbutur rritjet e çmimeve, miratuar në qershor, me një vlerë totale prej 9.5 miliardë euro, duke përfshirë uljen e tatimit mbi vlerën e shtuar dhe përjashtimet e Sigurimeve Shoqërore.
Një masë e tillë vlereësohet si lehtësim për familjet, por edhe shkon përkrah emergjencës globale të uljes së ndotjes në mjedis.
Në Shqipëri, mungesa e infrastrukturës publike të hekurudhës e përjashton mundësinë e kësaj lehtësie, edhe nëse qeveria do të ishte e gatshme.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.