Kur kriza financiare ndërkombëtare kishte prekur edhe ekonominë tonë të vogël në 2008, mes produkteve të prekura ishin edhe ato të luksit. Në një artikull të bërë në atë kohë, ndryshe nga ç’pritej, tregtarët thanë se kishte një rritje të theksuar të shitjeve të buzëkuqit. Arsyeja ishte shumë praktike: gratë dhe vajzat zgjidhnin të dukeshin bukur pa shpenzuar për shumë produkte, por vetëm për një, shumë të rëndësishëm dhe lehtësisht të dukshëm.
Këtë vit, reagimi është një tjetër: gratë dhe vajzat po rendin pas veshjeve me ngjyra, ngjyra të forta.
Ky fenomen është tashmë mbarë europian. Stilistët thonë se kjo është një kundërpërgjigje ndaj situatës së zymtë nën presionin e Covid. Sot njerëzit lëvizin dhe duan të duken sa më shumë: të bien në sy.
Por, pandemia solli, jo vetëm një ngarkesë psikologjike dhe pamundësi për t’u veshur, se ishim të izoluar, por edhe çmime më të larta. Pamundësia për të blerë po bëhet më e dukshme me çmimet e rritura dhe pasigurinë për të ardhmen, ndikuar këtë vit nga lufta në Ukrainë.
Ndaj, ende pa u zhvilluar siç duhet, industria e modës në Shqipëri është prekur nga kriza. Sot, më shumë se vitet e kaluara, klientët e shtëpive të mirëfillta të modës janë të pakët. Por, stilistët e vlerësojnë konsumatorin shqiptar për qasjen pozitive ndaj modës.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.