Parlamenti britanik ka mbyllur profilin eksperimental në TikTok, pasi disa deputetë ngritën shqetësime për sigurinë e të dhënave të postuara në rrjetin social, i cili është në pronësi të një kompanie me bazë në Kinë.
“Bazuar në reagimet e anëtarëve të ‘parlamentit’, ne po mbyllim profilin pilot TikTok të parlamentit më herët se sa ishte planifikuar”, tha një zëdhënës i institucionit.
Profili është krijuar për të rritur interesimin e një audiencë më të re rreth punës së parlamentit, por tani përmbajtja është hequr. ByteDance, kompania që zotëron TikTok, është e bazuar në Kinë.
“Mundësia që regjimi i Presidentit Xi Jinping të ketë qasje në informacionin personal të fëmijëve tanë është një shqetësim i madh”, shkruan ata.
Një nga drejtuesit e atij rrjeti social në Evropë, Theo Bertham, tha në korrik se TikTok nuk i ishte kërkuar asnjëherë që t’i dorëzonte të dhënat për përdoruesit e tij qeverisë kineze dhe se rrjeti nuk do të vepronte sipas kësaj kërkese.
Një zëdhënëse e TikTok shprehu zhgënjimin që parlamentit po i hiqej mundësia për të “lidhur me miliona përdorues që përdorin TikTok në Britani” dhe i sugjeroi asaj t’u shpjegonte deputetëve çdo paqartësi. Theguardian
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.