Enio Jaço, ekspert i financave, Aktualisht kryetar i Dhomës Amerikane të Tregtisë
$1 = €1. Kush janë arsyet për barazimin në vlerë dhe çfarë do të thotë për Lek-un?
Dollari është barazuar me Euron për herë të parë pas 20 vjetësh. Shumë njerëz po pyesin nëse është gjë e mirë apo jo dhe çfarë impakti do ketë në jetën e tyre të përditshme, përfshirë efektin në Lekë.
Ka 4 arsye kryesore pse Dollari është fuqizuar, duke u barazuar në vlerë me Euron:
VËSHTIRËSITË E EKONOMISË GLOBALE. Në kohë krizash globale, dollari fuqizohet sepse është konsiderohet monedha më e rëndësishme globale dhe shikohet më e sigurtë nga investitorët.
GJITHÇKA ËSHTË KRAHASIMORE. Gjithçka është relative dhe nëse krahasohet me monedhat e tjera, sidomos në kohë krizash, shqetësimi mbi monedhat e tjera rritet – nëse do e përballojnë stuhinë – dhe ulen për monedhën më të stabilizuar.
PASOJAT EKONOMIKE NGA LUFTA NË UKRAINË JANË MË TË ASHPRA PËR EUROPËN. Impakti i ndërprerjes së zinxhirit të furnizimeve me produkte bazë dhe Energji nga lufta në Ukrainë ka qenë më i lartë në Europë dhe pritet të vijojë të jetë.
VEPRIMET E BANKAVE QENDRORE MBI INFLACIONIN. Inflacioni në SHBA është po aq i lartë sa dhe në Europë, por aksionet e Rezervës Federale në Amerikë janë më agresive se kudo duke rritur interesat për të ulur inflacionin. Veprimet e Bankës Qendrore Europiane kanë qenë më të kujdesshme për të mos lëkundur rritjen ekonomike. Interesat më të larta bankare në Amerikë kanë tërhequr më shumë investitorë, duke rritur vlerën e Dollarit.
Duke qenë se ekonomia Shqiptare është e lidhur shumë më tepër me atë Europiane se Amerikane, Leku është i destinuar të renditet me afër me lëvizjet e Euros se sa të Dollarit. Dhe kështu ka ndodhur. Leku ka humbur vlerë krahasimisht ndaj Dollarit, por jo ndaj Euros.
Falë një bashkëpunimi të vjetër me institucione ndërkombëtare si FMN, Banka e Shqipërisë gëzon një pavarësi institucionale teknike nga më të lartat në Shqipëri. Si e tillë, Leku ka qenë – dhe besoj – pritet të jetë një nga monedhat më stabël në rajon.
Por, sfidat ekonomike globale do vijojnë të jenë të shumta dhe Shqipëria nuk është e izoluar. Pavarësia institucionale, politikat e dobishme teknike dhe bashkëpunimi i fortë me partnerët ndërkombëtare për të menaxhaur kujdesshëm riskun politik të vendit do jenë disa nga kriteret kryesore për vijimësinë e stabilitetit të Lekut.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.