Aministia fiskale ende pa mendimin e ndërkombëtarëve - Business Magazine Albania

Aministia fiskale ende pa mendimin e ndërkombëtarëve

Pavarësisht se nuk ka marrë ende konsensusin e ndërkombëtarëve, qeveria vijon konsultimin publik për draftin e ri të amnistisë fiskale. Vetë ministrja e Financave Delina Ibrahimaj deklaroi se nuk ka asnjë përgjigje nga organizmat e huaj që do t’i hapnin dritën jeshile vijimit të nismës të kritikuar që në krye të herës prej tyre.

Madje reagim nuk ka pasur sipas saj as nga Money Val, organi monitorues i përhershëm i Këshillit të Europës kundër Pastrimit të Parave, i cili e ka futur Shqipërinë sërish në listën gri të pastrimit të parave në vitin 2020.

“Gjatë kësaj javë kemi kryer 3 tryeza të rrumbullakëta me grupet e interesit, ndërkohë që kemi qenë në komunikim qoftë me Këshillin e Europës, qoftë me Bashkimin Europian këtu apo aktorët ndërkombëtar me qëllim një konsultim sa më të mirë. Në këtë fazë ne kemi dërguar projektligjin dhe jemi duke diskutuar. Asnjë nga aktorët nuk ka dhënë ende reagime për projektligjin në fjalë. Për aq kohë sa konsultimi nuk ka përfunduar ende, ne nuk kemi ende një draft përfundimtar dhe një vendimmarrje përfundimtare.” – u shpreh Delina Ibrahimaj, ministre e Financave.

Lexo edhe: Konfindustria: për amnistinë fiskale kërkohet konsensusi i partnerëve strategjikë

E pyetur mbi faturën financiare të amnistisë fiskale si dhe mbi pasuritë që pritet të amnistohen nga kjo nismë, ministrja tha se nuk ka ende të dhëna konkrete.

“Është e vështirë që të analizosh një dukuri që nuk ka ndodhur më parë, për të cilën nuk kemi një eksperiencë të mëparshme. Ne jemi duke bërë disa analiza bazuar në të dhënat e Bankës së Shqipërisë për paranë jashtë bankave në qarkullim me qëllim që të vijmë në një vlerë të përafërt, por kjo analizë nuk ka mbaruar ende.” – u shpreh Delina Ibrahimaj.

E në fakt, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë paraja që qarkullon jashtë bankave llogaritet në 3.5 miliardë euro, niveli më i lartë i regjistruar në dy dekada i qarkullimit të parasë në dorë. Shifra që dëshmojnë për nivel të lartë informaliteti dhe risk të shtuar për pastrim të parave nga aktivitete të paligjshme.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0