Legalizimi i kanabisit mjekësor. Qeveria bën gati projektligjin, kushtet për kompanitë - Business Magazine Albania

Legalizimi i kanabisit mjekësor. Qeveria bën gati projektligjin, kushtet për kompanitë

Tre muaj pas publikimit të rezultateve nga Këshillimi Kombëtar, qeveria ka nxjerrë në konsultim publik projektligjin për legalizimin e kanabisit mjekësor në vend.

Drafti parashikon krijimin e një agjencie në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë, e cila do të rregullojë këtë aktivitet.

Sipas ligjit, licenca për operatorët që do të kultivojnë kanabis për përdorim mjekësor do të jetë 15 vjeçare me të drejtë rinovimi.

Licenca miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave, bazuar mbi procedurën përzgjedhëse, të organizuar nga Agjencia.

Sipërfaqja totale e lejuar për kultivimin e bimës së kanabisit për qëllime mjekësore nuk mund të jetë më e madhe se 150 hektarë në rang kombëtar.

Lexo edhe:  Kanabisi mjekësor – Shqipëria e fundit në rajon që përgatitet të kalojë ligjin

Po kështu në ligj thuhet se licenca jepet vetëm në sipërfaqe të mbuluara ose serë apo sipërfaqe të hapura të cilat nuk mund të jenë më të vogla se 5 hektarë dhe jo më të mëdha se 10 hektarë.

Çdo kompani që aplikon për licencë duhet të ketë eksperiencë në fushën e kanabisit mjekësor dhe aksioneri që do të ketë 51% të kuotave duhet të zotërojë licencë nga Agjencia e Barnave Europiane ose ajo amerikane, të ketë një kapital prej 100 milionë Lekësh, minimumi 15 të punësuar dhe pagesën e një tarife vjetore, sa 1,5% e xhiros vjetore.

Pyetësorit për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore iu përgjigjën rreth 507 mijë qytetarë, nga të cilët 308 mijë votuan pro, 148 mijë kundër dhe 51 mijë nuk shpreh mendim.

Projektligji 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0