Kanabisi mjekësor - Shqipëria e fundit në rajon që përgatitet të kalojë ligjin

Kanabisi mjekësor – Shqipëria e fundit në rajon që përgatitet të kalojë ligjin

Kanabisi mjekësor

OBSH në vitin 2019 ka orientuar të gjitha shtetet anëtare të rishikojnë ligjin për kultivimin e kanabisit mjekësor. Në të gjithë tregun botëror kultivimi dhe eksportimi i kanabisit mjekësor po zhvillohet si ekonomi më vete dhe tepër fitimprurëse. Vendet e rajonit tashmë kanë ngritur struktura të posaçme, të cilat merren me këtë sektor fitimprures.

Shtete si Greqia, Bullgaria, Rumania, Kroacia dhe Serbia tashmë kultivojnë dhe eksportojnë në mënyrë masive kanabisin mjekësor.

Maqedonia e Veriut ka hyrë së fundmi në këtë treg, por ka hasur në disa problematika ligjore me eksportimin e luleve të kanabisit, ndërsa Kroacia vetëm në 2019 ka eksportuar rreth 1 miliard dollar nga ky treg. Shqipëria po përgatitet të bëhet pjesë e këtij tregu pasi implementimi i një praktike të ngjashme do të ishte një imput shumë i mirë për ekonominë tonë.

Shqipëria ka nevojë të fitojë eksperiencë në mbjelljen e kanabisit mjekësor ndaj fillimisht ngritja e sektorit parashikohet të bëhet nëpërmjet bashkëpunimeve me investitorë të huaj, të cilët kanë shprehur shumë interes të investojnë në vendin tonë.

Lexoni: Ilaçi Remdesivir kundër COVID-19, autorizohet për përdorim në BE

Gjithashtu ligjet, që do të implementohen duhet të jenë të atilla që t’i përshtaten ligjeve të vendeve me të cilat do të kemi bashkëpunim në eksporte. Vende të ndryshme të BE kanë parametra të ndryshëm për kanabisin mjekësor ndaj kërkohet që paketa ligjore, e cila do të implementohet në vendin tonë të jetë e tillë që të mundësojë kultivimin, përpunimin dhe eksportimin e produktit duke bërë të mundur që të mos krijohet stok në magazina.

Qëllimi i ligjit është të ndihmojë investitorët e rinj dhe fermerët. Me anë të këtij ligji do t’i jepet mundësi fermerëve të futen në këtë treg nëse kanë interes edhe pse nuk janë marrë më parë me kultivimin e këtij produkti. Të gjithë subjektet, që do të merren me kultivimin dhe eksportimin do të jenë në monitorim të vazhdueshëm nga strukturat e posaçme dhe do të kryhet fillimisht një kontroll i detajuar mbi besueshmërinë e tyre përpara se të bëhen pjesë e grupit të kultivuesve.

Fermerët gjithashtu mund të kooperojnë me njëri tjetrin pasi kërkohet një investim fillestar dhe duhet kapitali i nevojshëm. Fitimet nga një produkt i tillë parashikohet të jenë shumë të larta, dhe puna për prodhim nuk duhet të jetë sezonale por gjatë gjithë vitit duke përdorur sera. Do të huazohen manuale të implementimit për të ndërtuar stabilimente që do të kenë një siguri tepër të lartë ndaj do të ketë një mori paketash të detajuara ligjore.

Në Shqipëri do të ketë vetëm kultivim, përpunim dhe eksportim dhe nuk do të lejohet përdorimi i kanabisit për arsye jo mjekësore. Implementimi i kësaj pakete ligjore dhe nisja e këtij projekti do të ketë ndikim pozitiv social ekonomik pasi do të hapë shumë vende pune dhe do të jetë i rëndësishëm për ekonominë në vend pas problemeve të hasura vitin e fundit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0