Popullariteti i Putin arriti majat pasi Rusia pushtoi Krimenë! Ja përse këtë herë është ndryshe - Business Magazine Albania

Popullariteti i Putin arriti majat pasi Rusia pushtoi Krimenë! Ja përse këtë herë është ndryshe

Kur Presidenti rus Vladimir Putin, nisi pushtimin e Ukrainës në 2014-ën, ku Krimea u ankesua, popullariteti i tij në Rusi arriti majat.

Në shkurt të vitit 2014-ës, pak para se Krimea të pushtohej, popullariteti i Putin arrinte 64%, por sipas Levada Center, popullariteti i tij u rrit në 82% në prill të 2014-ës pasi Rusia bëri lëvizjen e saj në peninsulën ukrainase.

Kjo ndodhi dhe pas “gjykimit” global të Putin dhe sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë që çuan në rënien e rublës kundrejt dollarit, duke kushtuar kështu në koston e jetesës së shtetasve rus.

Megjithatë këtë herë gjërat mund të jenë shumë ndryshe për Putin.

Pushtimi më i zgjeruar rus naj Ukrainës është kundërshtuar dhe  për këtë perëndimi ka marrë hapa të paprecedentë dhe në unitet për të ndëshkuar Rusinë, duke nxitur sanksione masive jo vetëm mbi ekonominë ruse, por duke targetuar dhe sistemin e saj financiar dhe aftësinë për të funksionuar, ose të jetë vizibël në skenën globale, me institucione artistike dhe sportive si Eurovizion dhe FIFA të cilat e kanë pezulluar pjesëmarrjen e Rusisë në eventet e tyre.

Nuk është dashur shumë kohë, për shtetasit e zakonshëm rus të ndjejnë impaktin e sanksioneve që kanë ndjekur pushtimin e Putinit ndaj Ukrainës. Rubla ka pësuar dhe një herë rënie kundrejt dollarit duke nxitur Bankën Qendrore ruse të rrisë normën e interesit në 20% nga 9.5%. Kjo lëvizje nxiti rusët e dëshpëruar të radhiteshin para bankave dhe ATM-ve për të tërhequr sa më shpejtë paratë e tyre.

Me “dhimbjen: ekonomike e cila do të ashpërsohet akoma dhe më shumë këtë herë, analistët thonë se pushtimi i Ukrainës nga Rusia, ka shumë pak gjasa të rrisë popullaritetin e Putin.

Vlerësimet e popullaritetit të tij në shkurt arrinin vlerën 69%, sipas Levada Center, por kjo vinte sipas një sondazhi të 1,626 rusëve të anketuar për periudhën kohore nga 27 janari në 2 shkurt, kjo pra para se Rusia të pushtonte Ukrainën dhe para vendosjes së sanskoneve kundrejt Rusisë.

cnbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0