Ja si ky drejtues kompanie ndryshoi mënyrën e të dhënit feedback" dhe rriti të ardhurat e kompanisë me 1500% - Business Magazine Albania

Ja si ky drejtues kompanie ndryshoi mënyrën e të dhënit feedback” dhe rriti të ardhurat e kompanisë me 1500%

Do të donit t’ju kishin frikë apo t’ju donin?

Për tre vite, Dan O’Malley zgjodhi këtë të fundit dhe çdo ditë, thotë ai, ai i zhgënjente pak më shumë punonjësit e tij.

Themeluesi dhe CEO i Numerated u ndesh rastësisht me këtë epifani: startup-i katërvjeçar me bazë në Boston, i cili ndihmon bankat dhe unionet e kreditit të automatizojnë proceset e tyre, kaloi në krizë në mars të 2020-ës kur Administrata e Biznesit të Vogël nisi Programin e Mbrojtjes Paycheck. Rezulton se kur i gjithë ekipi juaj prej 55 personash punon 20 orë në ditë për javë të tëra (për të ndihmuar bankat të përpunojnë afërsisht 250 milionë dollarë në orë, kredi të falshme për bizneset e vogla), ju nuk keni kohë të “grini” fjalët. Megjithatë, ju filloni të lidheni me njerëzit përreth jush.

Kjo ishte formula sekrete, pikërisht aty. “Nuk kisha kohë të shqetësohesha se si njerëzit do t’i merrnin komentet e mia. Thjesht duhej t’i jepja”, thotë O’Malley. Por sinqeriteti mund të jetë shokues dhe mund të shkaktojë reagime vetëmbrojtëse, kështu që ai shtoi një “kleçkë” personale. Ai fillonte me një paralajmërim të shkurtër: “Kjo ndoshta do të duket e ashpër, dhe nuk e kam në atë kuptim”. Dhe pasi kishte detajuar saktësisht se çfarë kishte shkuar keq, ai pyeste: Si mund të ndihmoj? Çfarë ju duhet për ta rregulluar problemin?

“Nuk ishte një vendim i vetëdijshëm. Nuk dukej si një ndryshim në atë kohë,” thotë O’Malley. Por punonjësit e Numerated e vunë re menjëherë ndryshimin. “Sinqerisht, më trembi. Më trembi 100 për qind,” thotë Marianela Vazquez, SVP e shërbimeve profesionale të kompanisë. Vazquez kujton një bisedë që kishte bërë me O’Malley pak pasi u punësua në 2018: “Pra, Marianela,” i tha ai asaj, “ne kemi këtë problem me këtë bankë. Duhet të shkoni dhe ta kuptoni ku qëndron problemi dhe rregullojeni. Po dëgjoj se janë shumë të mërzitur. Ata kanë shqetësime për performancën në platformë. Por besoj se ju do t’i kuptoni gjërat.”

Ai nuk merrej kurrë me detajet e problemeve, thotë Vazquez. Por sapo Covid goditi, O’Malley mori një qasje më praktike, duke e stërvitur atë përmes bisedave, shpesh duke e inkurajuar atë të bente telefonata në vend që të dërgonte emaile ose mesazhe. Performanca e ekipit u përmirësua shpejt dhe Vazquez e gjeti veten duke dhënë të njëjtin lloj “feedback-u” në vetë raportet e saj të drejtpërdrejta.

Leco edhe: Punonjësja mezi komunikon me mua. Si mund të jem sërish një menaxher i mirë për të?

Cheryl Kardos, SVP e marketingut, luftonte me sindromën e mashtruesit: Ajo kishte pak përvojë në industrinë e financave dhe nuk ndihej e kualifikuar për të biseduar çdo ditë me drejtues të lartë të bankave. Por kur u lançua PPP, ishte detyra e saj të reklamonte sistemet e përpunimit të huave të Numerate, kështu që O’Malley filloi ta nxiste Kardos të fliste më rregullisht me klientët, që të paktën të kuptonte më mirë punën e tyre të brendshme. “Gjëja më e problematike me të cilën kemi luftuar si kompani, përpara PPP-së, ishte se ne nuk i dëgjonim klientët mjaftueshëm,” thotë Kardos. “Tani, ne bisedojmë çdo ditë me ta.”

Periudha e krizës për Numerated ka mbaruar, por stili i ri i të dhënit feedback të O’Malley do të qëndrojë: Eliminimi i pasivitetit (duke ruajtur humanizmin) ka bërë që drejtuesit, punonjësit dhe madje edhe klientët e startup-it të komunikojnë dukshëm më me efikasitet me njëri-tjetrin. Dhe të ardhurat vjetore të kompanisë u rritën në 28 milionë dollarë në vitin 2020, nga afërsisht 1.8 milionë dollarë në vitin 2019, dhe numri i punonjësve është dyfishuar. “Ji super transparent,” këshillon O’Malley. “Kur gjërat ndodhin, ju duhet t’i flisni dhe thjesht t’i tregoni njerëzve se çfarë mendoni, si udhëheqës. Nuk është e thënë se duhet të keni të drejtë.”

Inc. 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0