3 strategji të thjeshta për të mundur stresin, ankthin dhe shtuar gëzimin në jetën tuaj - Business Magazine Albania

3 strategji të thjeshta për të mundur stresin, ankthin dhe shtuar gëzimin në jetën tuaj

gëzim

Stresi i jetës së përditshme mund të jetë dërrmues. Ruajtja e marrëdhënieve, avancimi në punë, mbajtja e një stili jetese të shëndetshëm – të gjitha këto kërkojnë kohë dhe përpjekje dhe mund të jenë të vështira për t’u menaxhuar.

Për fat të mirë, ka mënyra të shpejta dhe të lehta për të ndihmuar në lehtësimin e stresit dhe ankthit. Për të filluar, “i jepni vetes mundësinë për të ndjerë ato emocione”, thotë ekspertja e lumturisë Jessica Weiss. Ajo sugjeron të ndani 15 deri në 20 minuta në ditë për të qenë të trishtuar, të zemëruar, çfarëdo që ju nevojitet. Kaloni atë kohë duke ndarë ndjenjat tuaja me një mik, ose bëni disa ushtrime për t’i larguar ato.

Hapi tjetër është të “ndryshoni skenarin mbi atë barrë”, thotë Weiss, dhe të shtoni gëzim në jetën tuaj. Ja tre mënyra të thjeshta për ta arritur këtë.

1. Mbani një ditar gëzimi

Mbajtja e një ditari gëzimi është një mënyrë e thjeshtë për të filluar të ndiheni më mirë. Merr një fletore bosh dhe në fund të ditës, shkruaj tri gjëra që të kanë sjellë gëzim atë ditë dhe pse, sugjeron Weiss. Momentet e gëzimit që shtoni në ditarin tuaj nuk duhet të jenë të mëdha. “Mund të jetë, për shembull: ‘O Zot, kam pirë një kapuçino të shkëlqyer dhe të shijshme’, ose mund të jetë: ‘Shefi im më në fund më vlerësoi për punën që kam bërë për gjashtë muaj’.”

Çështja është që të analizoni ditën tuaj për çdo gjë, sado e vogël, që mundësoi ngritjen e humorit, gjë që mund të ndihmojë gjithashtu në rritjen e humorit në përgjithësi.

2. Krijoni momente të befasishme mirënjohjeje

Përfitimet e shprehjes së mirënjohjes ndaj të tjerëve janë vërtetuar prej kohësh.

“Ju jeni duke lëshuar një lloj goditjeje dopamine brenda vetes duke shprehur se sa një person tjetër ka pasur ndikim tek ju,” thotë Weiss. Personi që merr atë mirënjohje merr edhe ato “kimikatet e ndjesisë së mirë”.

Lexo edhe: 3 forma se si mund t’i falni më shumë dashuri vetes suaj!

Por, momentet surprizë të mirënjohjes janë në të vërtetë momentet që nxisin gëzimin, thekson ajo. Me mirënjohje të befasishme, nënkuptohen momentet në të cilat ju falënderoni dikë shumë kohë pas ngjarjes për të cilën jeni mirënjohës. Le të themi se keni vizituar spitalin për një procedurë disa muaj më parë, por po u dërgoni infermierëve që ndihmuan në kujdesin për ju një kartë falënderimi tani, kjo do të ishte një shembull për t’u treguar atyre mirënjohje të befasishme.

Ajo rekomandon të shprehni mirënjohje të befasishme çdo tremujor.

3. Shijoni momentin

Së fundi, Weiss rekomandon të shijoni momente të veçanta. Pavarësisht nëse ka një perëndim të bukur dielli gjatë shëtitjes tuaj për në shtëpi, ose sapo keni marrë një kompliment, nuk duhet ta lejoni të kalojë pa e vlerësuar. Ju duhet të merrni një moment, të pranoni gëzimin që po ndjeni. Krijoni një imazh mendor të asaj që po shihni dhe fokusohuni në ndjesitë që përjetoni në trupin tuaj, çdo gjë që ju ndihmon ta përjetoni më thellë. Ka një studim që tregon se shijimi i momentit ndihmon në rritjen e kapacitetit për lumturi.

“Të shijosh është një nga ushtrimet më të mira për ndërtimin e këtij muskuli të lumturisë”, thekson Weiss.

cnbc.com

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0