“Albanian Excellence 2021” themelon çmimin “Të jesh lider në kohë pandemie” - Business Magazine Albania

“Albanian Excellence 2021” themelon çmimin “Të jesh lider në kohë pandemie”

Albanian Excellence

Sfidat e reja zbulohen më 20 dhjetor

“Albanian Excellence”, do të evidentojë këtë fundvit liderët që kanë spikatur me punën e tyre, në periudhën më të vështirë në 100 vitet e fundit. Pandemia ka sfiduar çdonjërin prej nesh dhe kjo e ka bërë edhe më të rëndësishme suksesin e gjithëkujt që gjendej i angazhuar në këtë realitet të ri.

Pavarësisht periudhës së rëndë e sfiduese, Albanian Excellence arriti të fusë për herë të parë Shqipërinë në hartën e karikatuës botërore, me themelimin e Bienales Ndërkombëtare të karikaturës (Shtator 2020) dhe Konkursit Mbarëkombëtar të Letërisë Satiriko-Humoristike,(Shtator 2021). Qëndra numëron tashmë të paktën 12 botime në fushën e shqiptarëve të suksesit, ideoi dhe themeloi këtë Dhjetor çmimin “Të jesh lider në kohë Pandemie”.

I gjithë eventi në thelb do të jetë një homazh dhe nderim për të sakrifikuarit dhe luftën e hapur ndaj virusit të padukshëm, nga njerëz e kompani që sfiduan këtë pandemi. Por është shumë e rëndësishme të kuptohet se, njëherazi ky çmim është dhe nderim për të gjithë shoqërinë, për të gjithë njerëzit kudo që janë, të cilët ditën ta kapërcejnë pasigurinë e jetës që solli virusi që pushtoi planetin, pa dashjen e askujt.

“Individi është shembull, por individi bën shoqërinë”, është një nga temat e këtij aktiviteti, i cili do të shpallë gjithashtu edhe një mega projekt shumë të rëndësishëm kushtuar pandemisë gjatë vitit 2022.

Aktiviteti do të zhvillohet me 20 Dhjetor në Mak Albania Hotel në Tiranë, ku pritet të nderohen në një atmosferë të admirueshme, sipërmarrës, drejtues kompanish, menaxherë, personalitete të angazhuara në fushën sociale dhe në veçanti me kontribut në fushën e shëndetit.

“Albanian Excellence gati 10 vite më parë, themeloi këtë qendër me një mision të rëndësishëm, zbulimin e vlerësimin e historive të suksesit të shqiptarëve kudo janë.

Sot me krijimin e enciklopedisë të suksesit të shqiptarëve kudo janë, bazuar në botimin e 12 vëllimeve që bartin këtë sukses, drejtuesit e Albanian Excellence, menduan të themelojnë çmimin e liderit, çmim në shkallën më të lartë të vlerësimit deri më tani, përqëndruar në një  rreth më të vogël individësh e kompanish, por të një cilësie më të lartë”.

AE ka publikuar disa libra si: “100 histori suksesi në 100 vjetorin e Pavarësisë”, promovuar me një mbrëmje Gala në Teatrin e Operas dhe Baletit në Nëntor 2012., vellimet, “Berati-Histori suksesi”(2013), Fieri-Histori Suksesi(2014), Vlora-Histori suksesi 2014, “Zonjat që bëjnë Shqipërinë”, “Zonjat që bëjnë Shqiptarinë”, “121 Foto në 121 jetë” , “Të vërtetat e një suksesi”, “Zonjat shqiptare në Nju Jork”, etj.

Në shkurt të vitit 2022, Albanian Excellence, do të botojë Librin “Të jesh lider në kohë pandemie”, me të gjithë fituesit që do të shpallen këtë 20 dhjetor.

AE ka themeluar edhe çmimet “Zonjë që bën Shqiptarinë”, në kuadër të projektit që zhvilloi në Manhattan –  New York të titulluar , “Zonjat shqiptare në Nju Jork”, ku u përfshinë 60 zonja të suksesshme që kanë arritur të jenë të barabarta me shtetasit amerikanë në mjekësi, financë, politikë, shkencë, gazetari, mësuesi dhe që ju përkasin të gjitha trojeve shqiptare.

AE, është e vetmja organizatë nga Shqipëria, që inicioi dhe hartoi në New Jersey në SHBA, tre vite më parë, peticionin kundër dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999, peticion që vijon të nënshkruhet nga shumë personalitete të shquara dhe nga disa mijëra njerëz, për t’i dhënë pozicionin e duhur, individëve që u dhunuan gjatë kësaj lufte të padrejtë në fund të një shekulli.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0