Zekri Picari, sipërmarrësi që mblodhi 100-ra persona në sallën e foltores në New Jersey - Business Magazine Albania

Zekri Picari, sipërmarrësi që mblodhi 100-ra persona në sallën e foltores në New Jersey

Zekri Picari

Zekri Picari është një djalë ambicios. Ai ka përfunduar studimet në Univeristetin Polis në Tiranë, Dega “Art-Design” dhe është angazhuar në Forumin Rinor të Partisë Demokratike që në vitin 2011 e në vazhdim. Rolet drejtues dhe organizative i ka nisur që në gjimnaz për të vijuar më tej edhe në fakultet.

Para se të ikte në Amerikë ai ka punuar disa vite si drejtor kreativ në Tiranë, pranë një kompanie design-printim dhe marketing. Pasi u bë pjesë e disa protestave, ai u largua për në SHBA në vitin 2018 për shkak të pasigurisë.

Bashkë me familjen u vendos në New Jersey. “Aty zhvillova si fillim një biznes të vogël në fushën e ëeb and graphic design dhe më pas kalova në industrinë e ndërtimit”, thotë Zekri Picari. Prej dy vitesh ka krijuar kompaninë e tij “Master Pro Construction”, të cilën e zhvilloi në një kohë të shpejtë. Sipas tij, “ofrimi i shërbimeve cilësore dhe marrëdhëniet e shkëlqyera me klientët, janë baza e kësaj rritjeje”. Sot ajo është një ndër kompanitë me emër në shtetin e New Jerseyt, në bazë të vlerësimeve “review” të klienteve në platformat online.

Lexo: AlbaniaTech, 100 ditët e para të platformës së startup-eve dhe inovacionit në Shqipëri

Ai ka pasionin dhe dëshirën për të zhvilluar disa projekte në fushën e biznesit dhe inovacionit. Në planet e tij për të ardhmen janë zhvillimi i të gjitha projekteve që ka nisur dhe ofrimi i shërbimeve për klientët në të gjithë tregun e madh të Amerikës. Për Zekrinë, Amerika është vendi i mundësive të mëdha për njerëzit që duan të punojnë fort dhe mund shpërblehen në mënyrën më të mirë. Por mendja dhe zemra e tij është shumë e lidhur me Shqipërinë. “Dua të bëj të mundur që bizneset dhe eksperincën time ta zhvilloj dhe të jap kontribut në atdheun tim. Kam dëshirë që kulturën dhe standardet amerikane t’i shtrijmë në tregun shqiptar” thotë ai.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0