150 milionë abonentë anullojnë abonimet e tyre në platformat Video-On-Demand deri në 2022 - Business Magazine Albania

150 milionë abonentë anullojnë abonimet e tyre në platformat Video-On-Demand deri në 2022

Video-On-Demand

Teksa shumica e shërbimeve të transmetimit Video-On-Demand janë ende në fazat e rritjes dhe lulëzimit të tyre, një sfidë e re po shfaqet për kompanitë që shpresojnë të jenë lojtarë të fortë në këtë treg.

Firma konsulente globale Deloitte ka publikuar parashikimet e saj në fushën e teknologjisë, medias dhe telekomunikimit për vitin 2022 dhe një prej këtyre parashikimeve me siguri do t’u interesojë kompanive lider në biznesin e transmetimit ose atyre kompanive që aspirojnë këtë biznes.

Deloitte parashikon se më shumë se 150 milionë njerëz do të anulojnë abonimet e paguara në platformat që ofrojnë shërbimin Video-On-Demand në vitin 2022, me një shkallë globale të frenimit prej 30%.

Lexoni: Instagram së shpejti me një sistem abonimi për të parë përmbajtje ekskluzive nga krijuesit tuaj të preferuar

“Edhe pse numri i anullimeve të abonimeve të paguara duket i lartë, nga ana tjetër shohim potencialin e shtimit të shërbimeve të reja, kështu që ne parashikojmë se në përgjithësi do të shtohen më shumë abonime të paguara sesa të anulluara dhe se numri mesatar i përgjithshëm i abonimeve për person do të rritet,” shprehet Jana Arbanas, drejtuese e sektorit të telekomunikimit, medias dhe teknologjisë në SHBA për Deloitte.

Sfida për kompanitë që ofrojnë shërbimet e transmetimit është balancimi i nevojës për të zgjeruar bazën e abonentëve duke tërhequr abonentë të rinj dhe njëkohësisht menaxhimin dhe ruajtjen e abonentëve ekzistues duke i mbajtur ata të angazhuar pas platformave të tyre.

/thehollywoodreporter 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0