Për mjekët e familjes së 33 Qendrave Shëndetësore të Durrësit është implementuar me sukses teknologjia eSigning që mundëson nënshkrimin e recetës elektronike eRx online pa pasur nevojë për USB. Pra do të bëhet integrimi i recetës elektronike me teknologjinë e re të nënshkrimit elektronik, RSS (Remote Signing Service).
FSDKSH në bashkëpunim me MSHMS dhe AKSHI implementuan me sukses këtë proces.
Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor njofton se “së shpejti ky sistem do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë. Duke lehtësuar në këtë mënyrë procedurat mjekësore nëpërmjet përdorimit të shërbimeve digjitale.”
Avantazhet e RSS janë lehtësimi i procedurave, thjeshtësimi i proceseve të punës për mjekët dhe siguri më e lartë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.