Prej disa vitesh Shqipëria konsiderohet si një destinacion i preferuar për turistët nga mbarë bota, ku vihet re një interes i lartë i vizitorëve të huaj të përqëndruar në turizmin bregdetar, kulturor apo atë malor.
Në kushtet e një turizmi të ndërtuar për një kohë të gjatë në mënyrë individuale nga pronarë të akomodimeve të ndryshme, vërejmë se në Shqipëri ka akoma shumë potenciale të pashfrytëzuara, të cilat nëse zhvillohen siç duhet, mund ta kthejnë këtë sektor në një ndër shtyllat më të forta konkuruese të vendit. Studimet tregojnë se sot sistemet e bazuara në teknologji qëndrojnë në një pozicion kyç për të ofruar shërbim më të mirë për turistët.
Lexo: Inagurohet “VR LABS”. Të apasionuarit e botës virtuale kanë një destinacion të dedikuar
Industria e mikpritjes veçanërisht hotelet dhe apartamentet, mund të përfitojnë nga përhapja e sistemeve të bazuara në teknologji për të avancuar me disa nga operacionet e tyre. Sot çdo pronar ka dy mundësi, të menaxhojë pronat e tij në mënyrë të pavarur ose të bashkëpunojë me një agjensi të menaxhimit të pronës.
Rreth 40% e njësive globale të akomodimit menaxhohen nga agjensi, Direct Booker është një ndër agjensitë më të mëdha, e vlerësuar si Agjensia e 7 -të më e madhe e menaxhimit të pronave në botë.
Shërbimi kryesor që ofron Direct Booker është i përqendruar në qiramarrjet afatshkurtra, duke ofruar asistencë dhe ndihmë për pronarët e apartamenteve, shtëpive të pushimit apo hoteleve në mënyrë që të jenë më të suksesshëm me shitjet e tyre.
Direct Booker ka qëllim që pronat të cilat i ka në menaxhim, të jenë konkuruese në treg përgjatë gjithë vitit, duke realizuar rezervime sa më shumë të jetë e mundur dhe me një çmim optimal. Pra ai suporton pronarët e hoteleve dhe apartamenteve që të maksiminizojnë rezervimet e tyre, kjo nëpërmjet platformës Booker Tools dhe agjentëve të profilizuar në këtë sektor.
Detyra e një agjensie për rezervimet është nga njëra anë t’i lehtësojë pronarit kohën e nevojshme për të investuar në këtë biznes dhe nga ana tjetër të përfitojnë një numër të madh rezervimesh dhe lehtësim nëpërmjet aplikacionit teknologjik për objektin e tyre dhe për të gjeneruar më shumë të ardhura për pronarin, sesa do të realizonte ai duke e menaxhuar vet.
Regjistrimi i pronës me Direct Booker shfaq pronën për një audiencë në mbarë botën dhe jep automatizimin që nevojitet për të patur sukses. Në një treg mikpritjeje shumë konkurrues, një motor rezervimi i mirë dhe global është thelbësor kur bëhet fjalë për rritjen e rezervimeve të dhomave dhe menaxhimin e rezervimeve, kalendarëve dhe kapacitetit.
Lexo: Konsumatorët do goditen nga çmime edhe më të larta. Ekspertët: “Ndodh një herë në 20 vite”
Tashmë kanalet më të mëdha të shpërndarjes, Booking.com, Airbnb, TripAdvisor etj lidhen në një program të vetëm: Booker Tools. Direct Booker Albania ofron për të gjithë pronarët me të cilët bashkëpunon:
-Menaxhimin e reklamimit të pronës në mbi 7 kanale globale shitje (Booking.com, Airbnb, Expedia etj)
-Zgjidhje teknologjike për sinkronizimin automatik të çmimeve dhe kalendarit
-Komunikim me vizitorët dhe partnerët
-Siguri në pagesat e rezervimeve, anulimeve dhe faturimeve.
-Menaxher personal që do të sjellë përfitimin maksimal të njësisë tuaj të akomodimi
Kontakt:
Direct Booker Albania
Info.albacademy@direct-booker.com
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.