Bota e “kriptomonedhave” është duke pësuar një rritje të përgjithshme. Paraja digjitale, e ciëlsuar si e ardhmja po fiton një vëmendje të re, pas situatës së krizës energjetike që po zhvillohet në botë dhe ekonomistëve që paralajmërojnë se inflacioni i lartë mund të sjellë efekt mjaft negative në ekonomitë e qytetarëve.
Kjo valë rritje po kryesohet nga Bitcoin, i cili ka kapur vlerën e 57 miijë dolalrëve edhe pse Kina ndaloi përdorimin dhe minimin e saj.
Ndërkohë, kriptovalutat e tjera kryesore – përfshirë Ethereum, Cardano dhe XRP – kanë pësuar një ulje të lehtë 24 orët e fundit, ndersa e kunderta ka ndodhur per një monedhë që ka surprizuar botën e “kriptos”, pikerisht Shiba Inu.
Shiba tani është ngjitur në vendin e 15-të në listën e kriptomonedhës sipas vlerës së tregut duke kapur shifrën 11.85 miliardë dollarësh.
Kriptomonedha ka shpërthyer në tetor, duke u rritur gati 300% në muaj deri më tani.
Lexo edhe: Miliarderi i famshëm George Soros i bashkohet listës së investitorëve në Bitcoin
Rritja u ndihmua javën e kaluar nga një postim nga CEO i Tesla Elon Musk, i cili postoi një fotografi të qenushit të tij, i cili ndodh të jetë një racë Shiba Inu.
Përveç postimit, nuk duket se ka shumë të dhëna të tjera që mbështesin ngjitjen e monedhës, e cila i bën jehonë rritjes së Dogecoin në fillim të vitit.
Dogecoin, i cili aktualisht është kriptovaluta e dhjetë më e madhe sipas vlerës të tregut, u rrit në një nivel të lartë të të gjitha kohërave prej gati 0.74 dollarë në maj, para se vrulli të ngecë dhe çmimi i monedhës të bjerë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.