Inflacioni po rritet “frikshëm”! Kush fiton dhe humbet nga situata e rritjes së çmimeve - Business Magazine Albania

Inflacioni po rritet “frikshëm”! Kush fiton dhe humbet nga situata e rritjes së çmimeve

Inflacioni

Çmimet po rriten dhe as ekspertët nuk e dinë kur do të ngadalësohen.

Për pesë muaj rresht, kostot në shportën tipike të produkteve të konsumit janë rritur me ritmin më të shpejtë në 13 vjet, sipas Departamentit të Tregtisë Amerikane.

Ndërkohë, inflacioni tashmë pritej të ishte më i lartë këtë vit, falë një rikthimi ekonomik nga pandemia së bashku me stimulin e paparë monetar dhe fiskal. Deri në njëfarë mase inflacioni tregon një ekonomi të shëndetshme, por inflacioni që dëmton portofolin ndodh kur çmimet rriten vit pas viti në të gjithë sektorët.

Kryetari i Rezervës Federale Amerikane, Jerome Powell paralajmëroi në Shtator për rreziqe të larta se inflacioni mund të vazhdojë të jetë një kërcënim më i madh për ekonominë nga sa mendonte FED fillimisht, duke shtuar se çështjet e zinxhirit të furnizimit janë përkeqësuar muajt e fundit dhe se çmimet sot janë rritur me një bazë më të gjerë se në fillimin e vitit.

Ja çfarë duhet të dini për fituesit dhe humbësit e qartë të një mjedisi inflacionist.

Fituesit gjatë inflacionit të lartë

  1. Mbajtësit e hipotekave me normë fikse

Çdokush me borxhe të mëdha me normë fikse si hipotekat përfitojnë nga inflacioni më i lartë, thotë Mark Thoma, një profesor i pensionuar i ekonomisë në Universitetin e Oregon. Pronësia e shtëpisë është gjithashtu një mbrojtje e natyrshme kundër inflacionit, duke pasur parasysh që shtëpitë konsiderohen një pasuri mbiçmuese me kalimin e kohës.

Pronarët e pasurive të paluajtshme gjithashtu nuk do të ekspozohen ndaj rritjes së kostos së qirasë gjatë periudhave më të larta inflacioniste.

  1. Aksionarët

Personat që kanë aksione nëpër kompani marrin njëfarë mbrojtjeje nga inflacioni, sepse të njëjtët faktorë që rrisin çmimin e mallrave gjithashtu rrisin vlerat e kompanive. Ndërkohë, kompanitë mund të rrisin çmimet për të mbrojtur përfitimin e tyre nga inflacioni.

“Teorikisht, vlera e aksioneve ndryshon drejtpërdrejt dhe proporcionalisht me inflacionin,” thotë Thoma. “Kur dyfishoni të gjitha çmimet dhe pagat, dyfishoni fitimet dhe dyfishoni vlerën e aksioneve, në thelb.”

Inflacioni ka shumë humbës

  1. Kursimtarët

Në një ekonomi ku inflacioni po rritet shpejt, normat e interesit rrallë ruajnë të njëjtat nivele, duke bërë që dollarët e fituar me vështirësi të kursimtarëve të humbasin gradualisht fuqinë blerëse. Prandaj, për ata që kanë depozita, këshilla më e mirë është t’i investojnë ato në diçka të sigurtë.

  1. Pensionistët

Një normë e lartë inflacioni shpesh nënkupton rritje të pagave, por kjo nuk do të përfitojë nga ata që janë në pension. Norma e daljes së tyre në pension është fikse.

  1. Investitorët në bono afatgjata

“Nëse jetoni me pagesa të bonove kupon, për shembull, do të humbsini kur të ketë inflacion,” shprehet ekonomisti McBride.

Ai thotë se investitorët e bonove mund të mbrohen nga inflacioni duke favorizuar bonot afatshkurtra dhe obligacionet e indeksuara nga inflacioni.

  1. Blerësit e shtëpive për herë të parë

McBride thotë se njerëzit që kërkojnë të kursejnë për shtëpinë e tyre të parë në mes të një norme të lartë inflacioni përballen me çmime në rritje të shpejtë të banesave, norma më të larta interesi për hipotekat dhe një rënie të pamëshirshme të vlerës së parave që ata kanë lënë për një pagesë paraprake.

BankRate

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0