Emigrimi i “trurit”, Shqipëria në nivelet më të larta, vendi po varfërohet - Business Magazine Albania

Emigrimi i “trurit”, Shqipëria në nivelet më të larta, vendi po varfërohet

Emigrimi i “trurit"

Sipas një studimi nga ekspertët e INSTAT, Elma Çali dhe Sokrat Palushi, emigracioni në nivele të larta i njerëzve të arsimuar nga vendi do të varfërojë ekonominë dhe gjithashtu ndikon negativisht në rritjen e qëndrueshme dhe afatgjatë të vendit.

Ekspertët vunë në dukje se Shqipëria, deri në vitin 2020, kishte përqindjen më të lartë në rajon të emigrimit të njerëzve të arsimuar dhe studentëve që jetojnë jashtë vendit. Sipas publikimit të INSTAT “Diaspora e Shqipërisë në Shifra” numri total i popullatës së larguar nga Shqipëria në vitin 2020 ishte 1.684.135 individë. Gjithashtu, INSTAT dhe Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) kanë kryer një anketë të migracionit në familje. Në këtë anketë u mblodhën të dhënat për nivelin arsimor dhe statusin e punësimit, në grupin e personave 15 vjeç e sipër, ku rezultoi se mbi 350 mijë persona ishin larguar gjatë viteve 2011-2019. Të dhënat nga anketa kanë treguar se 47% personave me arsim të lartë kanë emigruar.

Shqipëria renditet e para edhe për numrin e studentëve që ndjekin arsimin jashtë vendit, me përkatësisht 18,181 studentë, e ndjekur nga Serbia me 15,749 studentë, pastaj Bosnja me 15,399 studentë.

Ekspertët pohojnë se, nga njëra ana, numri i lartë i studentëve shqiptarë që studiojnë jashtë mund të shikohet si dukuri pozitive për pjesën e përvetësimit të njohurive në fushat përkatëse ku ata studiojnë, por nga ana tjetër, mund të shihet dhe si një indikator matës për mungesën e besimit të studenteve për cilësinë e universiteteve shqiptare.

Ekspertët analizuan se ikja e trurit sjell një rënie ekonomike duke ulur edhe më shumë mirëqenien e kombeve më të varfra. Ky fenomen shkakton probleme komplekse shoqërore që e lënë vendin të pazhvilluar nga ana intelektuale dhe teknologjike, si dhe thellon edhe më shumë hendekun midis vendeve të zhvilluara dhe atyre në zhvillim.

Lexoni: Në 10 vite emigruan 500 mijë shqiptarë

Ekspertët sugjeruan se për të zbutur efektin negativ të këtij fenomeni, kryesisht në vendet në zhvillim, metoda më e rëndësishme është të ndërmerren një sërë politikash që përfshijnë aspekte të rëndësishme të zhvillimit të një vendi, si ai ekonomik, social, arsimor dhe mjedisor.

E para dhe më e rëndësishmja, duhet të pranojmë që emigracioni i vazhdueshëm është zakonisht simptoma, jo shkaku, i një problemi themelor. Për një periudhë afatgjatë, qeveritë duhet të adresojnë çështje themelore me politikat që synojnë përmirësimin e qeverisjes, forcimin e institucioneve dhe përmirësimin e ofrimit të shërbimeve publike.

Sipas tyre, rritja e produktivitetit në profesionet që kërkojnë kualifikim të lartë, shumë prej të cilave janë në sektorin publik, dhe bërë pagat më konkurruese, do të “joshte” punëtorët të qëndronin. Në të njëjtën kohë, zhvillimi i sektorit privat dhe krijimi i vendeve të punës duhet të plotësohen me reformat e sektorit publik, pa të cilat, profesionistë të kualifikuar do të vazhdojnë të emigrojnë.

Zgjerimi dhe përmirësimi i arsimit të lartë dhe atij pasuniversitar është një tjetër politikë kryesore që duhet ndërmarrë, pavarësisht shqetësimeve se kjo qasje mund të shkaktojë edhe më shumë emigracion, duke çuar në humbje të mëtejshme. Disa vende, përfshirë Rumaninë dhe Kroacinë, tashmë e kanë ndjekur këtë politikë për të mbajtur më shumë studentë në vendin e tyre, të cilët aspironin për të shkuar jashtë vendit në kërkim të arsimit me cilësi më të lartë.

Ekzistojnë edhe politika që mund të inkurajojnë me sukses kthimin e diasporës së tyre me aftësi të larta profesionale, duke siguruar stimuj tatimorë për emigrantët e kthyer. Kthimi i migrantëve mund të mbështesë zhvillimin ekonomik, veçanërisht kur ata sjellin kapital dhe njohuri, dhe kur vendet e tyre u japin atyre kushtet e duhura për të vënë në zbatim plotësisht aftësitë dhe përvojën e tyre, sugjerojnë ekspertët.

/monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0