Bashkëpunimi tregtar me Austrinë. Lehtësohen procedurat doganore mes vendeve - Business Magazine Albania

Bashkëpunimi tregtar me Austrinë. Lehtësohen procedurat doganore mes vendeve

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli priti në një takim zyrtar Ambasadorin e Austrisë në Shqipëri Dr. Christian Steiner.

Gjatë këtij takimi ata theksuan, se është shumë e rëndësishme rritja e bashkëpunimit në fushën e lehtësimit të tregtisë bazuar në Marrëveshjen e nënshkruar mes dy vendeve për bashkëpunimin në fushën e doganave.

Në fjalën e tij kreu i Doganës Shqiptare, Gazheli, falenderoi Ambasadorin Dr. Steiner për mbështetjen e vazhdueshme në fushën e rritjes dhe forcimit të kapaciteteve të Administratës Doganore, kryesisht nëpërmjet Projektit të Binjakëzimit mes dy Autoriteteve Doganore në kuadër të asistencës financiare të Bashkimit Europian me fondet IPA 2018.

Lexoni: Tregtoni produkte me akcizë? Jeni nën vëzhgimin e Drejtorisë së Doganave

Mes dy administratave doganore ka patur bashkëpunim të suksesshëm në shkëmbimin e informacioneve, trajnimeve, përafrimin e legjislacionit me acuqi-communitaire etj.

Ambasadori Dr. Steiner vlerësoi nga ana e tij progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit, sidomos në fushën e doganave, praninë e investitorëve austriakë në tregun shqiptar dhe ecurinë e suksesshme të projektit të Binjakëzimit mes dy administrative doganore të Austrisë dhe Shqipërisë duke konfirmuar thellimin e bashkëpunimit.

Vëllimet tregtare mes Shqipërisë dhe Austrisë ishin më shumë se 60 milionë euro në vitin 2020, ndërkohë që janë rritur ndjeshëm në gjysmën e parë të vitit 2021 me rritje 51 % të eksporteve në vlerë dhe rritje 33 % të importeve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0