Popullsia e rritur e Shqipërisë më e “paditura” në Europë për teknologjinë, sipas Eurostat - Business Magazine Albania

Popullsia e rritur e Shqipërisë më e “paditura” në Europë për teknologjinë, sipas Eurostat

teknologjinë

Teksa bota po shkon drejt dixhitalizimit dhe shumica e shërbimeve do të ofrohen nëpërmjet kësaj forme, të rriturit shqiptarë kanë njohuri të dobëta në krahasim me vendet të tjera të Europës.

Statistikat krahasuese të Eurostat për të gjitha vendet e Europës gjeten se, në vitin 2019 vetëm 21 për qind e shqiptarëve të moshës 16-deri në 74 vjeç kishin njohuritë bazë dixhitale. Kjo ishte përqindja më e ulët ndër shtetet Europiane.

Pas nesh vjen Bosnja ku, 24 për qind e popullsisë së rritur ka aftësi sado të pakta dixhitale, me pas Kosova me 28 për qind të popullsisë së rritur, Bullgaria me 29% etj.

Në krahun tjetër të grafikut, vjen Islanda me përqindjen më të lartë të popullsisë që ka njohuri dixhitale, ku 85 për qind e të rriturve nga 16-74 vjeç kanë njohur bazë në dixhitalizim. Më pas vjen Norvegjia me 83% të popullsisë me njohuri dixhitale, Holanda me 79%, Zvicra ,me 77%, Finlanda me 76% etj.

Treguesi i njohurive dixhitale në popullsinë e rritur mat përqindjen e popullsisë nga mosha 16 deri në 74 vjeç që kanë së paku aftësitë bazë dixhitale në katër fusha të veçanta (informacion, komunikim, zgjidhjen e problemeve dhe krijimin e një përmbajtjeje). Treguesi bazohet në sondazhin e BE -së në përdorimin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK) në familje dhe nga individët.

BE po zbaton një strategji për rritjen e aftësive dixhitale të popullsisë së kontinentit. Të kesh një fuqi punëtore dhe një popullsi të kualifikuar me njohuri dixhitale është vendimtare për konkurrencën europiane.

Lexoni: Brenton Bënja, Geek Room u krijua nga pasioni për teknologjinë

Sondazhet tregojnë se gati 42% e qytetarëve evropianë nuk kanë aftësi bazë dixhitale. Nga këto 37% e njerëzve pa njohuri dixhitale bëjnë pjesë në forcën e punës. Mungesa e njohurive dixhitale përfshin fermerët, punonjësit e bankave dhe punonjësit e fabrikave.

Europës gjithashtu i mungojnë specialistë të aftë të TIK -ut për të mbushur numrin në rritje të vendeve të lira të punës në të gjithë sektorët e ekonomisë.

Një çështje thelbësore që mbështet këtë është nevoja për të modernizuar sistemet europiane të arsimit dhe aftësimit, të cilat aktualisht nuk i përgatisin të rinjtë në mënyrë të mjaftueshme për ekonominë dhe shoqërinë dixhitale.

Punësimi i ekspertizës në teknologjitë e informacionit dhe komunikimit (TIK) është një sfidë për bizneset në Bashkimin Europian (BE), por në Shqipëri ky problem është edhe më i mprehtë.

Gjatë vitit 2018, rreth 9% e ndërmarrjeve të BE -së rekrutuan u përpoqën të rekrutojnë specialistë të TIK -ut, por më shumë se gjysma e tyre raportuan se kishin probleme në plotësimin e vendeve të lira që kërkonin aftësi në TIK.

/monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0