Turistët ballkanas shpëtojnë turizmin në Shqipëri - Business Magazine Albania

Turistët ballkanas shpëtojnë turizmin në Shqipëri

Turistët ballkanas

Turistët ballkanas ishin “shpëtimi” i operatorëve turistikë në Shqipëri, që prej dy vitesh përballen me vështirësi të mëdha. Listën e kryesojnë turistët nga Kosova të ndjekur nga ata nga Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Aid Mehmedovic nga qyteza Tutin pranë Nozi Pazar në Serbi, pushimet e këtij viti vendosi t’i kalojë në bregdetin e Durrësit. Me bashkëshorten dhe dy fëmijët e vegjël, ata kaluan 10 ditë në një hotel pranë “Shkëmbit të Kavajës”, në Golem.

“Vëllai im ishte këtu vitin e kaluar dhe këtë vit. Ai ma rekomandoi këtë vend. Njerëzit këtu janë mikpritës, çmimet nuk janë të larta dhe plazhi është shumë afër hotelit. E vetmja gjë problematike janë kandilët e detit, asgjë tjetër” – thotë ai.

Por vëllai duket se nuk ka qenë i vetmi që i ka rekomanduar këtë vend pushimi. “Mund të them se nga Tutini vetëm këto dy muaj këtu kanë ardhur më shumë se 20 familje. Të gjithë ata më kanë folur shumë mirë. Askush nuk ka mbetur i zhgënjyer”.

Gjatë viteve të shkuara, familja Mehmedovic kishte si destinacion Ulqinin e Malit të Zi. Pandemia, mbyllja e kufijve dhe pamundësia për të udhëtuar në shumë shtete europiane, bëri që turistët serbë të nisnin eksplorimin nëpër Ballkan. Atyre duket se nuk u intereson dhe aq politika e udhëheqësve apo lajmet që përcillen në media. Ne jetojmë afër Shqipërisë, afër Kosovës. Jemi të ngjashëm dhe s’kemi paragjykime. Mbase ne morën më shumë seç prisnim nga Durrësi dhe Shqipëria, prandaj mendoj se kjo është për t’u vlerësuar” – thotë Aid Mehmedovic.

Lexoni: Think Big – Sfidat e Sektorit të Turizimit në Shqipëri me z. Vasil Bedinaj, nga Regina Group

Rajoni “shpëtoi” turizmin vendas

Turistët ballkanas ishin “shpëtimi” i operatorëve turistikë, të cilët prej dy vitesh përballen me vështirësi të mëdha. Një prej tyre është Ilir Kapllani, sipërmarrës prej më shumë se 20 vitesh. Në eksperiencën e tij të gjatë në hoteleri – turizëm, ai thotë se 2020 ishte mbase viti më i vështirë, ndërsa ky vit ka disa shenja përmirësimi.

“Ka filluar që vjet në kohën e pandemisë kur ranë turistët e tjerë. Polakë nuk erdhën, italianët nuk erdhën dhe na erdhi shumë mirë që pamë turistë serbë. Kishim vite pa i menduar dhe pa i parë. Për ne është shumë mirë, se ne jemi komshinj. E ka vendosur Zoti për të qenë komshinj me njëri-tjetrin. Unë dua që të shkojmë mirë. Unë e kam biznes, nuk bëj politikë. Unë jap atë që di të bëj unë. Ne kemi tri gjërat nga më të mrekullueshmet që ka Ballkani: kemi diell, kemi rërë, kemi det. Kemi dhe respekt. Ne duam të japim respekt, të na japin dhe ata respekt dhe çdo gjë funksionon,” – shprehet Kapllani.

Turistët nga Kosova vijojnë të kryesojnë listën e turistëve të rajonit. Referuar të dhënave të bëra publike nga Instituti i Statistikave, INSTAT, vetëm gjatë muajit qershor 2021 u regjistruan rreth 335 mijë shqiptarë të Kosovës që erdhën të pushojnë pranë bregdetit shqiptar. Vendin e dytë e mbajnë pushuesit e Maqedonisë së Veriut, të pasuar nga turistët serbë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0