Shkruar nga Mimoza Pasha, kontributore
Burimet njerëzore apo kapitali punës ka të bëjë me njerëzit me te cilët punon kompania janë pothuajse pjesa kryesore brenda një organizate, mirëpo fatkeqësisht ka raste ku shumë pak vlerësohen për aftësitë që punonjësit kanë dhe e gjithë kjo ndikon në proces të punës, duke e bërë atë shumë pak efektiv.
Në anën tjetër çdo ditë po përballemi me ndryshime të reja qoftë në mënyren se si ofrohet shërbimi, kujdesi ndaj klientit pastaj ndryshimet e mëdha teknologjike, duhet të edukojmë veten që vazhdimisht, të jemi të përgatitur përballë këtyre ndryshimeve, e të mos kenë ndikim negativ në motivin tonë për punë.
Prandaj këto duhen diskutuar dhe shqyrtuar si probleme ekzistente apo të mundshme, çfarë duhet të ndërmerret në këto raste.
Nëse nuk jemi mjaftueshëm të përgatitur duhet të mësohemi t’i bëjmë kërkimet e duhura. Nuk ka gjë që nuk mësohet mjafton të bëhet identifikimi i problemit në kohë.
Janë pikërisht trajnimet që ndikojnë në zhvillimin dhe motivimin e punonjësve.
Trajnimi dhe zhvillimi i ndihmojnë punonjësit e organizatës të jenë të sigurtë se ata kanë dituri të mjaftushme dhe aftësitë e nevojshme për të realizuar në mënyrë efektive detyrat, dhe për t’i motivuar që ata që të marrin përgjegjësi të reja në punë duke u përshtatur me ndryshimet e jashtme.
Shpesh punonjësit ndodhen me një pikë ku zhvillimi i tyre pengohet edhe nga vetë ata, duke shfaqur dilema për veten e tyre, nëse vërtetë mund të arrijnë suksesin e duhur, një tematikë adekuate e një trajnimi mund t’ju ndihmojë shumë atyre që të mos shfaqin vazhdimisht dyshime në rrugë e zhvillimit dhe suksesit të tyre, sot gjithçka është e mundur prandaj, nuk duhet neglizhuar këtë fakt asnjëherë.
Lexoni: Kapitali njerëzor dhe sfida drejt rritjes së kapaciteteve
Pse?
Të mos jenë të definuara mirë qëllimet tuaja? Pse të mos e duash suksesin> Pse të mos e vlerësosh veten mjaftueshëm ku gjithçka është e mundur? Pse, kur mjafton të ndryshoni mendimin dhe qasjen tuaj pasive.
Pse jo?
Përderisa bota e suksesit ka shumë për të gjithë. Mjafton ta doni vërtet suksesin.
Pse jo Unë?
E gjithë fuqia e suksesit fshihet brenda teje. Binde veten se gjithçka që të duhet je ti.
Pse jo tani?
Për të qenë i suksesshem duhet vazhdimisht lëvizur përpara, çdo ditë është një hap i madh drejt suksesit. Caktoja TANI qëllimet vetes, e sotmja le të jetë suksesi yt më i madh.
Në mjedisin e sotëm që ndryshon në mënyrë kaq dinamike programet e trajnimit janë bërë të domosdoshme, e nëse biznesi nuk arrin t’ju përshtatet në periudhë afatshkurtër këtyre ndryshimeve, nuk do të arrijë të mbijetojë dhe nuk do të ketë fare periudhë afatgjatë për të arritur zhvillim.
Zhvillimi i BNJ-së ndikon drejtpërdrejtë në përparimin e organizatës. Burimet njerëzore të zhvilluara dhe të trajnuara nuk janë thjesht një aset i organizatës, por janë një element që ndihmon atë të arrijë qëllimet.
Zhvillimi i punonjësve është më shumë se një përpjekje për të rritur vlerën dhe njohuritë e punonjësve përmes trajnimit, por gjithashtu është një mënyrë e përvetësimit të njohurive që e ndihmojnë individin të përfundojë detyra të përgjithshme dhe specifike.
Procesi i trajnimit përmban në vetvete shumë efekte pozitive. Trajnimet përcaktohen si avancimi shkallës se resurseve njerëzore dhe me një funksionim më konkurrues dhe më afatgjatë në tregun e punës dhe se arsyeshëm kjo e drejtë duhet t’ju takojë të gjithë punëtorëve. Ndërsa lloji i trajnimeve duhet të jetë në përputhje më profilin e punëtorit dhe nevojat specifike të tij. Një program trajnimi për organizatën do të thotë një përparësi për të ardhmen e saj, duke i mundësuar kështu që të ketë arsye për planifikim të synimeve të ardhshme.
Bizneset duhet të binden që i gjithë suksesi fillon nga një staf i mirë përgatitur dhe i motivuar për punë, për të kaluar të një shërbimi të mirë ndaj klientit, prandaj nuk duhet neglizhuar këtë fakt asnjëherë. Çdo lloj investimi që lidhet me zhvillimin e stafit është frytdhënës.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.