Fiskalizimi - Tatimet do kontrollojnë bizneset në kohë reale - Business Magazine Albania

Fiskalizimi – Tatimet do kontrollojnë bizneset në kohë reale

Fiskalizimi

Që prej 1 Janarit të këtij viti ka nisur një nga reformat më madhore të ndërmarra ndonjëherë nga Administrata Tatimore, Fiskalizimi. Ky sistem i ri, i cili ka krijuar një mekanizëm të mbikqyrjes në kohë reale, të pajisjeve fiskale që operojnë me para në dorë dhe atyre pa para në dorë, ka sjellë për Administratën Tatimore kontroll efektiv dhe analizë të saktë e të thelluar të të dhënave tatimore, përfshirë këtu edhe kriteret e riskut.

Qasja e Administratës Tatimore është orientimi drejt një administrate inteligjente, duke ulur kontrollin e vizitave në terren dhe duke u përqëndruar më shumë nga kontrolli nga zyra.

Referuar zhvillimeve të reja që sjell ky ligj, Administrata Tatimore ju bën me dije procedurat që do të ndiqen bazuar analizës së Riskut.

  • Analiza e të dhënave dhe trendit të tatimpaguesve në sektorët e ndryshëm të ekonomisë nëpërmjet monitorimit të shitjeve dhe raporteve financiare nga zyra duke mirëmenaxhuar burimet njerëzore;
  • Vlerësimi i riskut për të gjithë tatimpaguesit do të vlerësohet dhe renditet me (i) risk të ulët (ii) të mesëm dhe (iii) të lartë, bazuar në raportet e të ardhurave, blerjet, shpenzimet, numrat e punonjësve dhe nivelet e pagave.

Lexoni: Çregjistrimi i kasës ekzistuese, detyrim për procesin e fiskalizimit

Tatimpaguesve me risk të ulët do t’u dërgohen njoftime që detajojnë shqetësimet tona dhe inkurajojnë përmirësimin e deklarimeve. Tatimpaguesit me risk të mesëm do të intervistohen për të inkurajuar përmirësimin e deklarimit të tyre.

Ndërkohë, për tatimpaguesit me risk të lartë kontrollet do të orientohen për periudha në bazë të analizës së riskut. Periudha e parë e cila aplikohet është 2 (dy) vjeçare dhe nëse nga gjetjet (kontrolli në vend) do të rezultojnë fenomene, ngjarje dhe perceptime të përsëritura, kontrolli do të zgjatet për një periudhë 5 (pesë) vjeçare bazuar në ligjin nr.9920/2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, ndryshuar.

Administrata Tatimore bën me dije se këto procedura janë në të njëjtën linjë dhe përputhje të plotë me rekomandimet nga FMN si dhe praktikave më të mira ndërkombëtare, me të cilat Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka bashkëpunime të ngushta.

Në përmbushje të detyrimeve të saj ligjore dhe funksionale, Administrata Tatimore ka marrë të gjitha masat për zbatimin dhe respektimin e dispozitave ligjore në fuqi. Ky proces, i cili vlerësohet shumë i rëndësishëm, duke i konsideruar tatimpaguesit si partner, kërkon edhe bashkëpunimin duke mbështetur reciprocikisht palët që janë të përfshira në zbatimin e ligjit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0