SARS-cov-2 ka dalë aksidentalisht nga laboratori Wuhan ku është studiuar: ky është versioni që Kina, në bazë të hetimeve të gjata, do të jetë gati për të pranuar zyrtarisht.
SHBA, nga ana tjetër është e gatshme të pranojë deklaratat kineze, sipas të cilave Pekini vetëm kohët e fundit mësoi për “arratisjen” e virusit, madje shkencëtarët dhe studiuesit që kanë mbajtur të fshehur të vërtetën do të ndiqen penalisht. Kjo pasi akuzohen se kanë penguar Kinën që të njoftojë SHBA-të dhe botën për kërcënimin e rëndë që po i kanosej.
Marrëveshja midis dy vendeve është paralajmëruar nga “Tgcom24”, madje, Amerika jo vetëm që do të pranojë deklaratën e Kinës, por edhe ka shprehur gatishmërinë për hetime të mëtejshme në laboratorin e Wuhanit. Presidenti Joe Biden urdhëroi në shërbimet sekrete amerikane që të nisin punën duke mos i dhënë më shumë se 90 ditë kohë për ti prezantuar raportin.
Vetëm disa ditë më parë, drejtori i OBSH-së ( Organizata Botërore e Shëndetësisë), Theo Ghebreyesus kishte vënë në dyshim raportin e lëshuar në mars nga ekipi i tij që ‘gërmoi’ për prova në laboratorin kinez.
“Ne kemi nevojë për një mision të ri në Kinë , për të vazhduar kërkimet mbi origjinën e koronavirusit, madje edhe në laboratorë. Kemi konstatuar që kishte një shtytje të pajustifikueshme të afatit, për të përjashtuar teorinë që virusi ka dalë nga një laborator kinez. Në fillim të pandemisë nuk u ndanë të gjitha të dhënat. Ne kërkojmë që Kina të jetë e hapur, transparente dhe bashkëpunuese në këtë drejtim. Ne u detyrohemi për të vërtetën miliona viktimave nga ky virus”, është shprehur Ghebreyesus.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.