Pronarët që zotërojnë një Tesla tani mund të regjistrohen për të patur në makinat e tyre software e kompanisë “Full Self-Driving”, në vend që të paguajnë paraprakisht për të.
Tesla ka njoftuar mënyrën e re të pagesës, duke u dhënë klientëve një alternativë për të mos paguar 10,000 dollarë për të përfshirë “Full Self-Driving” në funksionin e makinës së tyre.
Në faqen e internetit të Tesla thuhet se abonimi nuk është një angazhim afatgjatë dhe klientët mund ta anullojnë atë “në çdo kohë”.
Siç paralajmëron Tesla në faqen e saj, modaliteti “Full Self-Driving” nuk e bën një automjet plotësisht autonom. Karakteristikat e mundësuara aktualisht kërkojnë një shofer plotësisht të vëmendshëm, i cili i ka duart në timon dhe është i përgatitur të marrë përsipër drejtimin në çdo moment.
Tesla lançoi një version beta të ri të softuerit të saj Full Self-Driving këtë muaj. Ndërsa është në gjendje të kontrollojë makinën në disa situata, ajo përsëri bën gabime. Në fillim të këtij muaji, CEO Elon Musk u bëri thirrje klientëve “ju lutemi të jeni paranojak” kur përdorni këtë.
Lexoni: Aksidenti fatal nga metoda “pa shofer”, Tesla humbet vlerën e aksioneve në bursë
Tesla është vënë në kritikë për programin e saj Autopilot, i cili përfshin Vetë-Drejtimin e Plotë (Full Self-Driving). Është paditur nga familja e një djali 15-vjeçar i cili u vra në një aksident me makinë ku njëra nga makinat ishte Tesla me Autopilot të aktivizuar. Tesla është gjithashtu nën vëzhgim nga ligjvënësit, pasi Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostradë (NHTSA) njoftoi në qershor se po fillon një hetim mbi rolin e Autopilotit në 30 përplasje.
Kompania gjithashtu është nën vëzhgim të fortë për faktin që në prill dy njerëz vdiqën në një përplasje të fortë me makinat e tyre Tesla dhe policia tha se askush nuk ishte pas timonit. Elon Musk kundërshtoi se asnjë funksionalitet i Autopilotit nuk ishte aktivizuar në kohën e përplasjes.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto