Albania Tech, platforma e startupeve në fushën e teknologjisë është prezantuar para komunitetit të startupeve në prag të lançimit online.
Opinione, këshilla, sugjerime që mund ta bëjnë më dinamike platformën u ndanë me bërthamën e komunitetit të startupeve dhe sipërmarrjeve në fushën e teknologjisë.
Platforma e mbështetur nga EU for Innovation synon të sjellë të gjitha zhvillimet për teknologjinë, si në nivel sipërmarrje, ekosistemi, qyteti dhe politika zhvillimi në nivel kombëtar. Ajo do të jetë një dritare për sipërmarrësit e rinj në Shqipëri, por edhe për investitorët që mund ta shohin Shqipërinë si një destinacion, ku mund të investojnë dhe të ngrenë kompanitë e tyre të teknologjisë.
Duke e parë veten si një portë hyrëse në të gjithë sipërmarrjen dhe mundësitë që ofron vendi, platforma është një pikë lidhëse me shumë destinacione të tjera si QKB, Tatimet, ministria e Financave, etj.
Gjatë prezantimit, përfaqësuesja e Eu for Innovation, Jacqueline Jaspert, shprehet se Albania Tech është një platformë për komunitetin, e cila drejtohet nga komuniteti. “Ndaj kemi nevojë për kontributin tuaj. Albania Tech nuk është një portal i thjesht, por një one stop shop për sipërmarrjen e teknologjisë”, tha ajo.
“Kur kam nisur rolin tim në Amsterdam kam ndarë një histori rreth ankesës. Gjithçka ndryshoi kur menduam se duhet të ndalojmë së ankuari dhe të jemi krenar për çfarë kemi bërë, në grup.”,- tregoi Ruben Nieuwenhuis, ekspert në fushën e startup-eve në teknologji.
Inna Stelmakh theksoi nga ana e saj se, duke qenë pjesë e grupit të ekosistemit të startupeve patjetër duhet të jemi krenar që kemi arritur dhe bërë shumë gjëra. Inna, e cila ka punuar për një platformë të tillë në Ukrainë, po falë Eu for Innovation, ka mbështetur ekipin krijues në Shqipëri.
Gerti Boshnjaku, drejtues i këtij projekti, së bashku me skuadrën e tij është kujdesur për gjithë përmbajtjen e platformës. Ai tregoi detaje rreth funksionit dhe mundësisë së ndërveprimit me platformën. Krahas prezantimit të Shqipërisë dhe mundësive të të bërit biznes në Shqipëri, profileve të sipërmarrjeve, themeluesve, guidës së ekosistemit, etj, kjo platformë u mundëson sipërmarrjeve të njihen dhe ndërveprojnë duke ngarkuar në faqe newsletter-at e tyre, eventet dhe informacionet rreth zhvillimeve më të rëndësishme, etj.
Gerti u shpreh se, me këtë nismë është realizuar një ëndërr mbi 5 vjeçare në komunitetin e startup-eve për të pasur një platformë të tyren.
Në platformë do të gjenden profilet e kompanive shqiptare të teknologjisë, klima e biznesit në këtë drejtim dhe të gjitha lehtësitë apo pengesat që ka tregu. Në të njëjtën kohë, sipërmarrës të ndryshëm mund të ndërveprojnë në platformë duke njohur e bashkëpunuar me njëri-tjetrin.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.