Përfundon me sukses viti i dytë akademik i “Global Entrepreneurship Academy”! - Business Magazine Albania

Përfundon me sukses viti i dytë akademik i “Global Entrepreneurship Academy”!

“Global Entrepreneurship Academy”

Pas sfidës më të rëndësishme të zhvillimit të orëve mësimore plotësisht online për të dytin vit radhazi, studentë-kolegët dhe trajnerët e moduleve u takuan ballëpërballë në ambientet e “Mak Albania Hotel” në Tiranë, me 30 qershor, për të ndarë me njëri-tjetrin jo vetëm certifikatat e përfundimit të këtij rrugëtimi (ose vetëm të një episodi të tij), por edhe përshëndetjet offline, për rrjetëzimin (networking) që akademia synon dhe sheh si instrument të rëndësishëm të kurrikulave të saj, që nuk përfundon me mbylljen e disa orëve mësimore, por është një proces i pandërprerë mes sipërmarrësish të rinj e më të vjetër.

Ju rikujtojmë se akademia GEA rihap dyert këtë shtator për sezonin e ri në të dy degët “Sipërmarrje dhe Menaxhim” dhe “Ekspert Imobiliar dhe E-Pronat”, me kurrikulat 3 dhe 5 mujore të edukim-trajnimeve.

Për më shumë informacion, mund të vizitoni web-in academyentrepreneurship.com dhe të kontaktoni në adresën info@academyentrepreneurship.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0