Restorantet po i rikthehen punës, dyqanet po rihapen, sezoni turistik ka ndezur motorët dhe nevoja për komunikim shtohet çdo ditë e më shumë.
Shoqëria po përballet me kërkesën e re për komunikim dhe kompanitë e telekomunikacionit janë të parat që e ndiejnë peshën e mundësimit.
ALBtelecom, kompania e vetme shqiptare e telekomunikacionit, tregon në mënyrë të vazhdueshme kapacitetet e saj për të siguruar komunikimin cilësor dhe të pandërprerë, në çdo kohë dhe terren.
Rrjeti i ALBtelecom mbulon të gjitha nevojat e klientëve nga televizioni, telefonia fikse, telefonia mobile deri te interneti FALAS për të gjitha planet buxhetore të bizneseve dhe familjeve shqiptare.
Ky rrjet njeh shtrirjen më të madhe në vend, duke mbuluar 642.000 shtëpi shqiptare me kapacitete të zgjeruara dhe teknologji të rinovuar çdo vit, sidomos pas vitit të vështirë që lamë pas. Prezenca e tij është e shpërndarë në 2244 pika në të gjithë Shqipërinë dhe në 70 mijë familje.
Konsumatorët shqiptarë e konsiderojnë komunikimin si një zë të rëndësishëm në shportën e tyre të shpenzimeve mujore. Kjo ka sjellë edhe ripërkufizimin e asaj çfarë ata konsiderojnë si shërbime cilësore, rrjedhimisht duke krijuar një frymë të shëndetshme konkurrence mes operatorëvë të telekomunikacionit.
ALBtelecom dallon në këtë garë duke qenë zgjedhja kryesore e këtij tregu. Përfaqësues të korporatës shprehen entuziast për këto arritje, duke i dhënë meritën e këtij suksesi edhe rrjetit që korporata administron.
Ata gjithashtu shprehen se në shumë pyetësorë që kompania zhvillon për të kontrolluar cilësinë e shërbimit ndaj klientit, rrjeti i ALBtelecom reflekton siguri për aktivitetet e bizneseve dhe kosto të përballueshme për operatorët familjarë. Digjitalizimi i vazhdueshëm i këtyre kapaciteteve ka sjellë plotësimin dhe mbulimin 24/7 të nevojave të klientëve ALBtelecom.
Lexoni: ALBtelecom në Forumin Ekonomik të Tiranës: Dixhitalizimi si përgjigje ndaj pandemisë
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.