ALBtelecom në Forumin Ekonomik të Tiranës: Dixhitalizimi si përgjigje ndaj pandemisë - Business Magazine Albania

ALBtelecom në Forumin Ekonomik të Tiranës: Dixhitalizimi si përgjigje ndaj pandemisë

ALBtelecom

Sfidat e ditëve të sotme politike dhe ekonomike, në kushtet e pandemisë, u trajtuan ditën e sotme në një nga takimet më të mëdha ekonomike rajonale, Forumi Ekonomik i Tiranës. Pjesëmarrës në këtë forum, zhvilluar në mënyrë dixhitale për shkak të pandemisë ishin përfaqësues politik si kryeministrat e Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Bosnje & Hercegovinës dhe Komisioneri i BE-së për Zgjerimin.

Mes panelistëve të ftuar ishin gjithashtu përfaqësues të kompanive më të mëdha në rajon, të cilat shpalosën investimet e tyre dhe perspektivën ekonomike të vendeve ku operojnë si dhe sfidat në kohët e pandemisë.

ALBtelecom u përfaqësua nga CEO Znj. Bilgen Aldan në këtë forum.

Znj. Aldan nisi prezantimin e saj duke nënvizuar kontributin gati 110 vjeçar të kompanisë në shoqërinë dhe ekonominë shqiptare, me angazhime të qarta edhe për vitet që do të vijnë. Ajo e vuri theksin tek infrastruktura e ALBtelecom, si një ndër pikat më të forta për të drejtuar ambiciet për dixhitalizim të jetës së qytetarëve shqiptarw. Konkretisht, ALBtelecom zotëron rrjetin më të madh të fibrave optike me rreth 3,842 km, si dhe 38.000 linja fibre GPON në të gjithë vendin.

Sipas Znj. Aldan, ALBtelecom është ofruesi më i madh i internetit në vend, duke përfshirë 8 pika lidhje kufitare me Italinë, Greqinë, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën, që bëjnë të mundur lidhjen infrastrukturore të rajonit tonë me zemrën e Europës.

Lexo: Anketimi i QKB: Bizneset e vogla dhe të mesme pak akses në financim. Njihuni me gjetjet e e anketimit

Këto kanë bërë të mundur që kjo kompani të jetë edhe punëdhënësi më i madh në Shqipëri, me një politika gjinore fuqizuese, ku gratë përfaqësojnë 60% të stafit.

Në prezantimin e saj, Znj. Aldan theksoi edhe ndikimin e pandemisë në vend. “Gjatë periudhës së pandemisë ne kemi vënë re rritje të konsumit të internetit prej konsumatorëve në rrjetin fiks prej 43% dhe presim që kjo shifër të rritet akoma me tej.”- tha Znj Aldan, e cila vuri në dukje kontributin e ALBtelecom për të përballuar këtë flus në rritje, dhe ruajtjen e cilësisë së shërbimit.

“Sfidave të pandemisë ne do t’i përgjigjemi me nisma digjitalizuese që do të lehtësojnë jetën e shqiptarëve në të gjithë vendin” – tha ajo, duke nënvijëzuar se zhvillimi dhe inovacioni do të vijë nga talentet e reja të këtij vendi, që ALBtelecom ka mbështetur e do të mbështesë në vitet në vijim si promotorë të zhvillimit.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0