Ja çfarë parashikon projektrregullorja 'Për sipërmarrjet dhe nënfondet kryesore e furnizuese' - Business Magazine Albania

Ja çfarë parashikon projektrregullorja ‘Për sipërmarrjet dhe nënfondet kryesore e furnizuese’

sipërmarrjet

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka hartuar dhe nxjerrë për konsultim publik projektrregulloren “Për sipërmarrjet dhe nënfondet kryesore të furnizuese”. Qëllimi i kësaj rregulloreje, e hartuar në zbatim të ligjit “Për Sipërmarrjet e Investimeve Kolektive” është përcaktimi i kërkesave për veprimtarinë e sipërmarrjeve dhe nënfondeve të liçencuara kryesore dhe furnizuese nga shoqëritë administruese të fondeve dhe depozitarët.

Sipërmarrje furnizuese e investimeve kolektive ёshtё sipërmarrja me pjesëmarrje të hapur e investimeve kolektive ose nënfondi i saj që investon jo më pak se 85% të aktiveve të veta në pjesëmarrje, në një tjetër sipërmarrje me pjesëmarrje të hapur të investimeve kolektive ose nënfondi.

Në njoftim shkruhet se, “Sipërmarrje kryesore ёshtё sipërmarrja e investimeve kolektive me pjesëmarrje të hapur ose nënfondi i sipërmarrjes së investimeve kolektive me pjesëmarrje të hapur, e cila ka të paktën një sipërmarrje furnizuese ndër pjesëmarrësit e saj dhe vetë nuk është sipërmarrje furnizuese dhe nuk zotëron pjesëmarrje në një sipërmarrje furnizuese”.

Lexoni: The Economist: Një boom gjigand investimesh po vjen

Në këtë projektrregullore, gjithashtu trajtohet koordinimi ndërmjet sipërmarrjes kryesore dhe asaj furnizuese dhe ky koordinim parashikon lidhjen e një marrëveshje ndërmjet sipërmarrjes kryesore dhe furnizuese. “Nëse sipërmarrja kryesore dhe sipërmarrja furnizuese ose nënfondet administrohen nga e njëjta shoqëri administruese, kjo marrëveshje mund të zëvendësohet me procedura të brendshme të ushtrimit të biznesit.”

Ajo çfarë ka rëndësi në koordinimin ndërmjet sipërmarrjes kryesore dhe asaj furnizuese është përcaktimi i kohës së llogaritjes dhe publikimit të vlerës neto të aktiveve. “Rregullorja parashikon që shoqëria administruese e fondeve të sipërmarrjes ose nënfondit kryesor dhe sipërmarrjes ose nënfondi i saj furnizues të ndërmarrin masat e duhura për të bashkërenduar kohën e llogaritjes dhe publikimit të vlerës neto të aktiveve të tyre, duke përfshirë publikimin e çmimeve të shitjes”, sipas njoftmit zyrtar të AMF.

Parashikohet gjithashtu që nëse sipërmarrja kryesore dhe ajo furnizuese nuk kanë të njëjtin depozitar, atëherë depozitarët duhet të lidhin një marrëveshje për shkëmbimin e informacionit për të siguruar që të dy të jenë në gjendje t’i kryejnë detyrimet e tyre.

Mund të lexoni projektrregulloren e plotë Këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0