Cila është gjëja më me vlerë që kemi në jetë? - Business Magazine Albania

Cila është gjëja më me vlerë që kemi në jetë?

gjëja më me vlerë

Kur bëj këtë pyetje marr përgjigje të ndryshme. Dikush thotë familja, dikush fëmijët, dikush kompania që kam ngritur nga zero, dikush konsideron si gjënë me vlerë makinën, shtëpinë, orën e shtrenjtë, veten, jetën, punën, e të tjera.

Pyetja tjetër e radhës është: Si e paguani gjithçka, apo atë gjë më me vlerë që keni në jetën tuaj?

Shumica e përgjigjeve është që paguajnë me paranë.

Jam dakord që për të pasur diçka, për të investuar, për pushime, veshjet, makinën, shtëpinë, na duhet paraja.

Por si e sigurojmë paranë? Çfarë investojmë për të siguruar paranë? Gjithmonë investojmë kohën tonë.

Më poshtë po marr disa shembuj konkretë.

Nëse duam një makinë të re, për të punojmë 4, 5 apo edhe 7 vjetë.

Nëse duam një shtëpi të re, punojmë ndoshta edhe 25 vjet.

Nëse duam një X profesion, investojmë disa vite për të studiuar, dhe kështu me radhë.

Koha është flori, por koha është e kufizuar, të gjithë e kemi njësoj në dispozicion. Varet nga ne se si e përdorim atë. Koha është shumë më shtrenjtë se vetë paraja, pasi paraja, shtëpia, makina mund të zëvendësohet, ndërsa koha jo.

Në një libër dikur kam lexuar përgjigjen e kërmillit që e pyetën se çfarë zotëron ai që njeriu nuk e ka. ‘Unë kam diçka, që njerëzit duan ta kenë më shumë se çdo gjë tjetër, kam diçka të cilën do ma vidhnin, nëse mundeshin; – Unë kam kohë!”

Nga ana tjetër, koha nuk na mungon, ndonëse njerëzit ankohen shumë shpesh.

Ne kemi mjaft kohë, por e shpërndorojmë.

Nëse planifikojmë ditën dhe u qëndrojmë besnikë planeve dhe orareve tona, duke bërë fillimisht çdo ditë gjërat më të rëndësishme për ne, KOHA nuk do na mungojë kurrë, dhe nuk do të kemi nevojë ‘t’ia vjedhim’ kërmillit.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0