Pano Soko: Nevojiten paketa ndihme për industritë e prekura - Business Magazine Albania

Pano Soko: Nevojiten paketa ndihme për industritë e prekura

Pano Soko

Tashmë që kriza ekonomike është shpalosur plotësisht, janë evidentuar tre drejtimet kryesore, ku kriza ka goditur: konsumi, indeksi i besimit dhe situata buxhetore

Konsumi, për shkak edhe të pavëmendjes së qeverisë, ka marrë një goditje shumë të fortë duke tërhequr pas vetes gjithë ekonominë. Treguesit e 9-mujorit e nxorën qartë që masat e marra në drejtim të kufizimeve të aktivitetit ekonomik, vendosja e fashave orare, kufizimi i lëvizjeve etj., të pashoqëruara me paketa kompensimi ndihmash nga ana e qeverisë, krijoi një gropë të madhe në ekonomi, që sipas parashikimeve të përafërta pritet të jetë në masën 1.2-1.4 miliardë Euro (7%-10%) për vitin 2020.

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0