Webinar online live nga Dr. Anila Kaba - Bashllari - Business Magazine Albania

Webinar online live nga Dr. Anila Kaba – Bashllari

Webinar

Jetojmë në një moment të zhvillimit të njerëzimit ku teknologjia dhe informacioni po arrijnë majat por përsëri njerëzit ndihen të stresuar, të lodhur, nuk besojnë tek vetja, nuk jane efektivë e kështu me rradhë…

Më lejoni tju them që truri ynë nuk është dizenjuar të përballojë situata të tilla. Ne kemi nevojë të punojmë me veten, të krijojmë një mënyrë të re të menduari dhe vepruari; që do ta ndihmojnë trurin dhe ne të ndihemi në paqe me veten, të kemi vetëbesim, të jemi produktivë…kush nuk do i dëshironte.

Kjo është edhe arsyeja pse do të organizoj një webinar live, pa pagesë në të cilën do të ndaj me ju eksperiencën time 10 vjeçare në Coaching edhe Mentorim, duke trajnuar qindra pjesëmarrës dhe dhjetëra CEO, sipërmarrës edhe biznese për të maksimizuar talentet dhe potencialet e tyre.

Në këtë webinar do të ndaj me ju informacione, teknika dhe sugjerime që do t’ju ndihmojnë të kuptoni përse është e rëndësishme të keni të nje tru te shendetshem, besime dhe zakone qe i sherbejne rritjes suaj si ne planin personal dhe ate profesional.

Rezervo vendin tënd Këtu 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0