Sa jemi të gatshëm të përqafojmë inovacionin? Kontribuo duke plotësuar anketën - Business Magazine Albania

Sa jemi të gatshëm të përqafojmë inovacionin? Kontribuo duke plotësuar anketën

përqafojmë inovacionin

Këshilli i Investimeve (KI) në bashkëpunim edhe me rrjetin e Innovation Investment Fund (INNVEST sjellin një pyetësor të përgatitur nga Sekretariati i KI: “Sa jemi gati të përqafojmë Inovacionin -Sfidat kryesore” drejtuar SME-ve dhe Korporatave në Shqipëri.

Në mbledhjen e tij të radhës, Këshilli i Investimeve do të diskutojë dhe prioritizojë rekomandime në lidhje me “Inovacionin në sipërmarrje si një sfidë për rritjen e konkurrencës dhe promotor i rritjes ekonomike në kontekstin e ekonomisë dixhitale”.  Më specifikisht- objekti i punës lidhet me pyetjen – A janë subjektet gati për inovacionin? A ka një potential më të madh në disa sektorë? Në fokus të diskutimit do të jenë edhe problematika nga këndvështrimi i kompanive si p.sh.:

-Si e organizojnë kompanitë inovacionin? A kanë një vizion afatgjatë, prioritizim buxheti, si veprojnë nëse nuk ecën projekti, llojet e teknologjive digjitale apo praktikave që përdoren (të dhënat analitike, inteligjenca artificiale, blockchain, outcource për detyra të njëjta(repetitive task)  etj. si edhe mbështetja nga ekosistemi.

Në diskutimet e mëtejshme në vazhdën e rezultatave të observimit pritet të trajtohen çështje që kanë të bëjnë me tre shtylla kryesore:

Lexo: Skena për Teknologjitë Fituese të Çmimit të Inovacionit në CES 2021 nga Ekosistemi Samsung

(1)  Inovacioni dhe mirëfunksionimi i ekosistemit (qeveri-biznese-universitete) në mënyrë që bizneset shqiptare të absorbojnë potencialet që ofron inovacioni;

(2)  Sfidat e përgatitjes së sipërmarrjes shqiptare në përballje me kërkesën për inovacion apo pamundësia për të krijuar inovacion;

(3)  Ndërveprimi dhe mbështetja nëpërmjet instrumentave të ndryshëm, apo edhe donatorëve drejt inovacionit të sipërmarrjes.

Një fokus të veçantë do të kenë edhe sektorët e ekonomisë ku inovacioni tashmë ka sjellë ose mund të sillte një impuls të ri zhvillimi me synimin që bizneset shqiptare (veçanërisht SME-të) të mos mbeten vetëm konsumatore, por edhe prodhues të ekonomisë digjitale.

Linku më poshtë është një pyetësor i përgatitur nga Sekretariati i KI, ku përmblidhen çështjet e trajtuara më sipër. Jeni të mirëpritur ta plotësoni deri me 1 Mars 2021.

https://forms.gle/jsavzSstBAWYeJBi6

Gjithashtu, në përputhje me sa më lart, vlerësohet përcjellja e çdo informacioni në lidhje me sfidat e investimeve si biznes  apo edhe universitet në lidhje me aksesin në inovacion në Shqipëri, si edhe përcjelljen e rekomandimeve të mundshme në lidhje me nxitjen e inovacionit në Shqipëri.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0