“Google”, ashtu si edhe “Apple”, po eksploron një aplikacion anti-gjurmimi për të përmirësuar privatësinë e përdoruesit. Vendim që tashmë ka ndezur një konflikt midis kompanisë Cupertino dhe Facebook.
Sipas Bloomberg, “Google” po diskuton se si të kufizojë mbledhjen e të dhënave dhe ndjekjen e aplikacioneve në sistemin operativ Android, por në një mënyrë më pak të rreptë sesa zgjidhja e “Apple”.
“Ne po kërkojmë mënyra për të bërë partneritet me zhvilluesit, për të ngritur nivelin e privatësisë ndërsa mundësojmë një ekosistem të aplikacioneve të mbështetur nga reklamat”, tha një zëdhënës i “Google”.
Javët e fundit, kanë shpërthyer polemika midis “Apple” dhe “Facebook”. Kompania me bazë në Cupertino, në një përditësim të ardhshëm të programit për iPhone dhe iPad, do të shtojë një veçori të re të quajtur “Transparenca e Ndjekjes së Aplikacioneve”, që i lejon përdoruesit të zgjedhin nëse aplikacionet mund të mbledhin të dhëna rreth tyre përmes aplikacioneve dhe faqeve të tjera të internetit.
Ky veprim ka tronditur industrinë e reklamave dixhitale, kryesisht “Facebook”, që u ankua për aplikacionin që do të kufizojë aftësinë për të shërbyer reklama të personalizuara dhe për të gjeneruar të ardhura.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.