Nga Shpresa Rupar
Si të flisni me fëmijën kur u thotë: ”Unë nuk jam i zgjuar”, ”Jam budallaqe!”?
Si i përgjigjeni një fëmije kur ai thotë: ”Unë jam budallaqe!”, ”Unë nuk jam i zgjuar!”, ”Unë jam e shëmtuar!”
Çfarë i thoni që ai të forcojë besimin tek vetja?
Çfarë i thoni që ai të ndihet më konfident?
Jam e sigurt që çdo prind e ka të vështirë kur dëgjon fëmijën e tij që të mendojë dhe të flas gjëra negative për veten.
Reagimi ynë i menjëhershëm është që fëmijës t’ia mohojmë këto lloj deklaratash dhe i themi: ”Jo, nuk je!” , ”Ti je e bukur!” ose ”Ti je i zgjuar” (i talentuar, i aftë…), nuk dua të flasësh më kështu për veten.
Fatkeqësisht kur ne bëjmë këtë gjë, ata nuk i dëgjojmë, nuk i kuptojmë.
Në vend që të sillni argumente për t’u vërtetuar të kundërtën, ose për të mohuar mendimet e tyre negative, dëgjoni dhe jini empatik.
Ju mund të thoni: ”Më vjen keq që ndihesh kështu. Mendoj se duhet ta kesh të vështirë. Do doja shumë që t’a shikoje veten ashtu si të shikoj unë: fëmijë të sjellshëm, të bukur, të zgjuar, të kujdesshëm, me edukatë, të dashur…”
Ju lutem, mos harroni asnjëherë, që marrëdhënia me fëmijën tuaj varet nga ajo nëse ata e ndjejnë që ju i dëgjoni dhe nëse i kuptoni.
Lexo: “Si të rrisim fëmijë me besim tek vetja”-Trajnimi i specializuar i Shpresa Rupar
Kjo është shumë e rëndësishme.
Sa më shumë t’i dëgjoni pa u munduar që të korrigjoni mendimet dhe ndjenjat e tyre, aq më e fuqishme do të jetë lidhja mes jush.
Ju mund të vazhdoni bisedën duke treguar kuriozitet duke bërë PYETJE (nëse e shikoni që ata janë gati ë flasin për këto mendime negative.)
”Ti mendon se nuk je i/e mirë për këtë. Do që të gjejmë bashkë disa ide se si mund të përmirësosh…?”
”Më vjen keq që mendon kështu. Çfarë të bën që të kesh këtë mendim?”
”Duhet ta kesh shumë ë vështirë. Do të flasësh më shumë për këtë?”
Pra, fëmijëve tuaj në vend që t’iu thoni se çfarë ata DUHET të mendojnë apo të ndjejnë, jepuni mundësinë të flasin. Pranoni ndjenjat e tyre!
Jam e sigurt që nëse përdorni këtë qasje, marrëdhëniet me fëmijët tuaj do kalojnë në një nivel tjetër.
Jam e sigurt që edhe ju, ashtu si qindra nëna dhe baballarë me të cilët punoj, do donit të njihnit më shumë teknika të tilla për qasje ndryshe me fëmijët tuaj.
KLIKONI në linkun KETU, ku gjeni më shumë rreth programit: Si të rrisim fëmijë me besim tek vetja!
Më poshtë, ju lutem më besoni se cila është sfida më e madhe që keni me fëmijën tuaj.
Thjesht klikoni REPLY, dhe unë u përgjigjem.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.