Startup në Gjirokastër? Hapet thirrja për aplikim deri më datë 15 Janar - Business Magazine Albania

Startup në Gjirokastër? Hapet thirrja për aplikim deri më datë 15 Janar

Fillon cikli i parë i aplikimeve për startupet nga Argjiro Innovation Hub, e cila ka hapur thirrjen për aplikime për startup-e. Prezantimi i idesë nga ana e të rinjve, do të shoqërohet me inkubim dhe mentorim.

Bordi i Qendrës së Inovacionit në Shqipëri fton të gjithë studentët, kërkuesit shkencor, stafin akademik dhe sipërmarrësit në rajonin e Gjirokastës ose në diasporë të aplikojnë idetë e tyre për ciklin e parë të krijimit të Ekosistemit të startapeve në Gjirokastër. Të gjithë pjeskëmarrësit do të përfitojnë trajnime profesionale dhe mbështetje nga mentorët e Qendrës që të sjellin idenë e tyre në treg sa më shpejt.

Dhjetë (10) grupe do të përzgjidhen për një cikë intensiv trajnimesh, këshillimesh dhe mentorim për 3 muaj.

Në kuadër të projektit INECO, i cili është një projekt i mbështetur financiarisht nga Fondet e Komisionit Evropian, hapen thirrjet për aplikim për kategoritë në vijim:

  • Mbështetja e startup-eve;
  • Bizneseve;
  • Thirrje për mentorë.

Qëllimi i këtij projekti është të nxisë inovacionin duke mbështetur me njohuri, trajnim dhe rrjetëzim idetë e biznesit dhe startup-et në zonën ndërkufitare ndërmjet Greqisë dhe Shqipërisë.

Fazat e aplikimit?

Aplikimet për startup-e janë të hapur deri më datë 15 janar 2021 në link-un në vijim: https://cutt.ly/0h3tESd

Mund të aplikojë kushto që ka  një ide biznesi/ startup që ju përket  fushave në vijim:

  • TIK;
  • Turizëm;
  • Produkte artizanale;
  • Agrobiznes;
  • Kulturë, dizajnë;
  • Tjetër .

Çfarë përfitojnë startup-et?

Startup-et që do të përzgjidhen do të përfitojnë edhe nga pjesëmarrja në konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare për fonde dhe partneritet.

Trajnim të vazhdueshëm nga Rrjeti i Mentorëve  dhe Trajnuesve të Argjiro Innovation  Hub, për 12 seanca duke përfshirë këtu trajnim në fushat: planin e biznesit, menaxhim financiar, plani marketing duke përfshirë marketingun dixhital, burime njerëzore duke u fokusuar tek punësimi i talenteve, pronësia intelektuale, krijimi i një prototipi, prezantimi i idesë së biznesit/ startup-ut, etj.

Trajnimet dhe mentorimet në grup ose mentorimet individuale janë falas dhe të mbështetura nga Qendra.

Çfarë përfitojnë bizneset?

Në kuadër të projektit ACCEL: “Përshpejtuesi i sipërmarrjeve ekzistuese” hapen thirrjet për aplikim për bizneset në rajonet e Gjirokastrës, Vlorës, Korçës.

Nëse jeni një biznes i konsoliduar në këtë rajon dhe dëshironi të testoni produkte/ shërbime të reja ose të zgjeroni biznesit tuaj Qendra e Inovacionit mbështet bizneset që janë anëtarë ë qendrës me: mentorim, këshillim dhe trajnim profesional individual për çdo sipërmarrje si dhe takime me rrjetin tonë të sipërmarrësve që operojnë aktualisht në këtë rajon dhe që kanë eksperiencë në sektorë të ndryshëm.

Për t’u bërë pjesë e Qendrës së Inovacionit plotësoni formularin në vijim: https://cutt.ly/Fh3tO0w

Afati i fundit i aplikimit për bizneset është data 15 janar 2020.

Trajnimet dhe mentorimet në grup ose mentorimet individuale janë falas dhe të mbështetura nga Qendra.

Aplikime për mentorë dhe trajnues

Me synimin për të zgjeruar dhe diversifikuar rrjetin e mentorëve “Argjiro Innovation Hub” ka hapur thirrjen për aplikim për mentorët, që kanë eksperiencë në mentorim dhe trajnimin  e startup-eve në disiplina si: hartimin e planit të biznesit, TIK, marketing dixhital, pitching, etc.

Startup-et të cilat do të mentorohen janë të industrive: TIK, agro-turizëm, turizëm, produkte artizanale, etj.

Aplikimi për mentorë është i hapur deri më datë 15 janar 2020. Për të aplikuar klikoni në linkun në vijim: https://cutt.ly/Nh3tSLS

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0