Krishtlindje, reklamat e shpallura si më të mirat ndër vite - Business Magazine Albania

Krishtlindje, reklamat e shpallura si më të mirat ndër vite

Krishtlindje

Krishtlindjet janë një periudhë e ngrohtë ku marketerët shpalosin idetë e tyre të marketingut. Në avantazh duken kompanitë më të mëdha ndërkombëtare. Ne ju sjellim në këtë artikull reklamat e cilësuara si më të mirat për Krishtlindje tre vitet e fundit.

Krishtlindje 2020

Coca-Cola është shpallur si reklamuesi më i mirë i këtij viti për Krishtlindje në Mbretërinë e Bashkuar pasi dy fushatat e saj festive mposhtën konkurrencën e fortë, me një formulë fituese të përbërë prej nostalgjisë dhe arratisjes nga situata që po jetojmë. Sipas kompanisë së kërkimit Kantar, reklama ikonike e kamionit me sloganin e ‘’Coca-Cola Holidays are Coming’’, e cila transmetohet që prej vitit 1995, zuri vendin e parë si “më e fuqishmja, më e këndshmja, që gjeneron më shumë dashuri dhe markën më të fuqishme “.

Reklama e saj e dytë sezonale, e titulluar ‘’Letra’’ dhe në të cilën shfaqet një baba që përpiqet të dërgojë një letër nga vajza e tij te Babagjyshi i Vitit të Ri, u rendit e dyta nga Kantar pasi u gjykua “shumë efektive” dhe “shumë e ngrohtë”. Tani në vitin e tij të gjashtë, kërkimi vjetor të reklamave të Krishtlindjes të realizuar nga Kantar vlerësoi reagimet e rreth 3,000 konsumatorëve në Mbretërinë e Bashkuar për 20 reklamat e Krishtlindjeve të këtij viti, për të përcaktuar efektivitetin e tyre në motivimin e njerëzve për të blerë dhe nëse ato kontribuojnë në suksesin e markës në periudhë afatgjatë.

Krishtlindje 2019

Reklama e Krishtlindjes së McDonald tregon historinë e Archie The Reindeer dhe një vajze të vogël të quajtur Ellie gjatë Krishtlindjeve.

Në reklamën 90 sekondëshe, ne ndjekim udhëtimin e animuar të Ellie, e cila është në shtëpi dhe mezi pret të luajë një lojë me motrën e saj më të madhe Jenny – vetëm se Jenny nuk është e interesuar të luajë dhe i përplas derën e dhomës.

E trishtuar nga reagimi i motrës së saj, Ellie shkon në kopësht. Mërzitja e saj nuk zgjat shumë, pasi takohet me Archie the Reindeer dhe të dy fillojnë të luajnë e krijojnë një lidhje të ngushtë bashkë. Kur Ellie mbaron ushqimin për Archie, ajo i thotë babait të saj dhe e gjithë familja niset për tek McDonald për të blerë më shumë.

Gjatë udhëtimit, babai i Ellie porosit ‘Reindeer Treats’ dhe ne shohim skenën të kalojë nga animacioni në jetën reale, ku zbulojmë se Archie është në të vërtetë qeni i Ellie i veshur me një tutu dhe brirët e drerit.

“Ne po festojmë magjinë e Krishtëlindjes përmes syve të Ellie, një vajzë e vogël me imagjinatë, në një reklamë që ilustron skena të njohura nga prindërit në të gjithë vendin, pasi e gjithë familja bëhet bashkë për t’u përgatitur për Krishtlindjet.” thotë Ben Fox, Drejtor i Tregtisë në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë në McDonald.

Si pjesë e fushatës Reindeer Ready, McDonald do të japë përsëri ‘Reindeer Treats’ falas në prag të Krishtlindjeve. Ata gjithashtu po krijojnë një libër të ri “Archie the Reindeer”, i disponueshëm në ebook dhe audiobook, i cili mund të porositet dhe shkarkohet nga McDonald’s Reindeer Ready Hub.

Lexoni: IDE KREATIVE SI MUND TË KRIJONI PEMË FESTIVE KRISHTLINDJESH

Krishtlindje 2018

Atë vit Google vendosi të godasë me klasiken më të famshme të Krishtlindjeve që nga viti 1990, duke rikrijuar filmin ‘Home Alone’ me Google Assistant. Kevin Mccalister tani është një i rritur, i cili përditëson eksperiencën “I vetëm në shtëpi” për shekullin e 21-të.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024
Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0