INSTAT: Diaspora shqiptare gati 1.7 mln persona - Business Magazine Albania

INSTAT: Diaspora shqiptare gati 1.7 mln persona

Diaspora shqiptare

30 vite nga hapja e kufijve të Shqipërisë, gati 1.7 milionë shqiptarë rezultojnë të gjenden jashtë kufijve të vendits. Sipas Raportit për Diasporën, publikuar nga Instituti Shqiptar i Statistikave, numri i shqiptarëve të larguar për të jetuar jashtë vendit gjatë 1990-2020 arriti në 1.684.135 persona, ku 884.719 janë meshkuj dhe 799.416 janë femra.

Shifrat tregojnë se diaspora është e një moshe relativisht të re. 19% e saj është mes moshës (0-14 vjeç). Moshat 5-64 vjeç përbëjnë rreth 76% dhe 5% e diasporës janë mbi 65 vjeç.

Prirjet e fundit janë për emigracionin drejt Gjermanisë. Sipas INSTAT, në vitin 2015, numri i emigrantëve shqiptarë në Gjermani filloi të rritej me një normë vjetore rreth 35%, duke e kthyer këtë vend si destinacionin kryesor të tyre. Ndaj pesha e emigrantëve drejt Gjermanisë u rrit 4 herë në 5 vitet e fundit, duke kaluar nga 1,3% në vitin 2015 në mbi 4% këtë vit.
Arsyet e emigracionit janë kryesisht: punësimi, arsimimi dhe arsye familjare.

Lexo: Zhvillimin e Shqipërisë, si e mendon një profesionist shqiptar, i lindur dhe rritur në Zvicër

Dy destinacionet kryesore të para, Italia dhe Greqia kanë numrin më të madh të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit. Të dyja zë bashku kanë rreth 75% të emigrantëve. Pas tyre vjen SHBA, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Belgjika, etj.

Gjatë viteve 1990, pjesë e migrimit u bënë të rinjtë dhe meshkujt. Pas dhjetë vitesh, pjesë e emigracionit ishin edhe familjarë, studentë që nuk riktheheshin pas përfundimit të studimeve. Së fundi, pjesë e emigracionit janë bërë edhe familje të reja, kryesisht profesionistë.

Në fakt, Censi i gati 10 viteve më parë nxori në pah faktin se ka pasur një humbje neto të popullsisë prej 269 mijë personave në periudhën 2001-2011. Duke përllogaritur imigracionin dhe rritjen e popullsisë, largimi real i shqiptarëve në atë periudhë vlerësohet të jetë rreth 482 mijë shqiptarë.
Vitet e fundit, krahas emigracionit në nivele të larta, ka pasur edhe një ulje theksuar të numrit të lindjeve, duke rritur moshën mesatare të popullsisë në vend.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0