Dënohet me vdekje vrasësi serial i “Twitter” - Business Magazine Albania

Dënohet me vdekje vrasësi serial i “Twitter”

Një gjykatë në Japoni ka dënuar me vdekje një burrë të quajtur “vrasësi i Twitter” për vrasjet në vitin 2017, të nëntë njerëzve me të cilët ai u miqësua në internet, pasi ata i shprehën se kishin menduar të vrisnin veten. Takahiro Shiraishi, 30 vjeç, pranoi se kishte mbytur dhe copëtuar viktimat e tij, tetë prej të cilave ishin gra, gjatë 3 muajve. Viktima më e re ishte 15 vjeç dhe më e madhja në moshë, 26.

“Asnjë nga viktimat nuk pranoi të vritej, as me një “aprovim të heshtur”, tha gjykatësi Naokuni Yano, sipas kanali NHK. “Është jashtëzakonisht e rëndë që u morën jetët e 9 të rinjve. Dinjiteti i këtyre viktimave u shkel me këmbë.”

NHK tha se 435 njerëz ishin në radhë për 16 vendet në galerinë publike, të etur për të parë përfundimin e një rasti që tronditi njerëzit dhe iu rikujtoi atyre se sa të vëmendshëm duhet të jenë ndaj rrjeteve sociale, sidomos të rinjtë që po luftojnë me shëndetin mendor. Shiraishi, i cili kaloi pesë muaj duke iu nënshtruar testeve psikiatrike para se të akuzohej në vitin 2018, përdorte Twitter për të gjetur njerëzit që kishin diskutuar se do i jepnin fund jetës së tyre.

Me anë të mesazheve, ai iu premtonte atyre se do zbatonte planin që ata kishin dhe madje do vdiste përkrah tyre. Profili i tij në Twitter shkruante: “Unë dua të ndihmoj njerëzit që kanë vërtet dhimbje. Ju lutem më shkruani në çdo kohë. ”

LEXO: Themeluesi i Twitter: rrjetet sociale krijojnë varësi

Avokatët e mbrojtjes kishin bërë thirrje që Shiraishi të mos dënohej me vdekje, sepse akuza duhej të ishte “vrasje me pëlqim”, në bazë të mesazheve që viktimat e tij kishin lënë në biseda. Babai i njërës prej viktimave, një grua 25-vjeçare, i tha gjykatës së rrethit Tokio se ai kurrë nuk do ta falte Shiraishi

Krimet e Shiraishi dolën në dritë në tetor të vitit 2017, kur oficerët e policisë vizituan apartamentin e tij dhe gjetën frigoriferë dhe kuti mjetesh, që përmbanin mbetje njerëzore, gjatë kërkimit për një grua 23-vjeçare, e cila më vonë u identifikua si një nga viktimat e tij.

Japonia i ka rezistuar presionit ndërkombëtar për të hequr dënimin me vdekje, i cili mbetet i popullarizuar në sondazhet e opinioneve. Të burgosurit e dënuar zakonisht kalojnë vite me radhë në dënimin me vdekje dhe u jepet pak informacion për ekzekutimin e tyre, duke shtuar kritikat nga grupet e të drejtave të njeriut.

GUARDIAN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0