Protesta po tregon fuqinë e followers-ave - Business Magazine Albania

Protesta po tregon fuqinë e followers-ave

ollowers

Protestat e këtyre ditëve në Tiranë dhe në disa qytete të tjera, tregoi fuqinë e mediave sociale dhe raportin e fortë mes influencerave dhe ndjekësve të tyre.

Protestat klasike në vendin tonë janë bërë me nxitje të shoqërisë civile dhe janë fuqizuar më tej me ndërhyrjet politike. Simpatizantët e njërës apo tjetrës parti dalloheshin kollaj në protesta, përmes grupimeve, qëndrimit e fjalëve të tyre. Edhe protestat e teatrit u prekën thellë nga ngjyra politikë, ku opozita iu bashkua artistëve duke e bërë teatrin një kauzë të përbashkët, fatkeqësisht të dështuar.

Po të rinjtë, adoleshentët sot?! Ishin një surprizë për të gjithë ne. Mediat Sociale po ziejnë, për përfshirje të adoleshentëve madje fëmijëvë në protestë. Analiza, mendime, qëndrime pro dhe kundër. Shumë thonë që prindërit nuk duhet t’i lënë fëmijët në protestë. Të tjerë po frymëzohen prej tyre, duke vlerësuar tek ta guximin dhe mungesën e frikës nga politikar.

Po cilët janë fëmijët e sotëm? Ku i gjen më së shumti? Në Instagram, aty ku është reperi Stresi e shumë të tjerë. Këta fëmijë nuk frymëzohen nga politikanë që nuk flasin gjuhën e tyre. Nga politikanë që vazhdojnë t’u drejtohen të rriturve, votuesve.

Lexo: Të rinjve u kemi borxh!

Stresi me mbi 600 mijë followrs në Insta, tregoi se ka ndikim tek komuniteti i tij. Është e kotë të habiten prindërit, neve. Muzika REP ndiqet në masë, dhe na pëlqen apo jo përmbajtja e këngëve, apo edhe incidentet e Stresit me policinë, fëmijët ndjekin këngët e Stresit, i këndojnë dhe kërcejnë ato.

A po mendojnë politikanë e njerëz të njohur se kush i ndjek ato? Sa e fortë është kjo lidhje? Sa do t’i përgjigjeshin ndjekësit një kërkese të tyre. Një pjesë e komunitetit e njeh mirë fuqinë e mediave sociale, ndikimit tek ndjekësit. Ndaj ironizuan me faktin që shumë këngëtarë e VIP-a të tjerë nuk reaguan ndaj vrasjes. Fuqia e influencerave u pa edhe në vrasjen e Floyd nga policia amerikane, ku pjesa më e madhe e protestuesve u mbodhën pikërisht nga ndikimi i personave të njohur, kryesisht këngëtarë.

Ndaj ata të rinj, edhe pse të panjohur për drejtuesit e partive dhe institucioneve, nuk janë huliganë, por ndjekës të muzikës, ndjekës të Stresit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024
Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0