Pandemia, Kina propozon një mekanizëm global për të lehtësuar udhëtimet - Business Magazine Albania

Pandemia, Kina propozon një mekanizëm global për të lehtësuar udhëtimet

Kina propozoi një mekanizëm global për të lehtësuar udhëtimet ndërkombëtare të rrënuara nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) në Samitin e 15-të të Udhëheqësve të G20-ës, të organizuar nga Arabia Saudite gjatë fundjavës. Duke folur në samit, presidenti kinez, Xi Jinping tha se certifikatat shëndetësore të bazuara në rezultatet e testit të acidit nukleik mund të verifikohen me një mekanizëm global që mund të krijohet bazuar në teknologjinë e kodit QR (kodi i Përgjigjes së Shpejtë), sipas BBC News.

“Ne duhet të përshtatim më tej politikat dhe standardet dhe të krijojmë mënyra të shpejta për të lehtësuar udhëtimin e rregullt të njerëzve”, tha presidenti i Kinës, duke theksuar se një numër i madh vendesh mund të përfshihen në mekanizëm.

LEXO: Spontechnaity: Si teknologjia do të drejtojë udhëtimet

Pas propozimit të Xi për një kod QR, mbrojtësit e të drejtave të njeriut paralajmëruan që kodet mund të përdoren për monitorim të gjerë dhe diskriminim politik. Në të gjithë botën, numri i të vdekurve nga COVID-19 ka arritur në afër 1,4 milionë që kur virusi u shfaq për herë të parë në Wuhan të Kinës në fund të dhjetorit të vitit të kaluar. Numri i rasteve është rritur në mbi 59 milionë me gati 38 milionë të shëruar, sipas shifrave të fundit nga Universiteti Johns Hopkins me bazë në SHBA.

BBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0