Drejtuesi ekzekutiv i Ericsson ka kritikuar vendimin e vendit të tij, Suedisë për të ndaluar Huawei në rrjetet e saj të telekomit 5G, duke argumentuar se një veprim i tillë kufizon konkurrencën dhe tregtinë e lirë dhe do të çojë në një vonesë në përdorimin e teknologjisë së re.
Borje Ekholm, shefi ekzekutiv i rivalit suedez Ericsson, tha për Financial Times se ishte “e rëndësishme që këto vendime të rishikohen”. Ai shtoi: “Për Ericsson dhe Suedinë është e rëndësishme të bazohemi mbi tregtinë e lirë. Ne mbështetemi mbi mundësinë për të tregtuar lirshëm. Nga perspektiva ime është e rëndësishme që të kemi tregje të hapura dhe konkurrencë të lirë”.
Ekholm tha se e kupton që rrjetet celulare janë një çështje e sigurisë kombëtare dhe “gjithnjë e më shumë do të jetë kështu”. Por, ai argumenton se Suedia ka devijuar nga udhëzimet e BE-së për rrjetet e sigurta 5G, të cilat synojnë të ekuilibrojnë nevojën për sigurinë kombëtare me konkurrencën e lirë.
Lexo: A do të financojë Nokia në sektorin 5G
Thirrja tashmë ka bërë që rregullatori i telekomunikacionit të Suedisë të shtyjë një ankand të spektrit 5G këtë muaj dhe Z. Ekholm tha se pret që shtrirja e përgjithshme e rrjeteve të reja të telekomunikacionit të vonohej.
Ekholm vuri në dukje se ndërsa Ericsson konkurroi “shumë” me Huawei, ajo gjithashtu bashkëpunoi me të lidhur me standardet e industrisë. “Është e rëndësishme ta ruajmë standardin”, tha ai. Shefi ekzekutiv i Ericsson shtoi: “Unë i përkas asaj kategorie që beson se konkurrenca na bën të jemi një kompani e mirë në një periudhë më afatgjatë. Mund të jetë e dhimbshme për një periudhë afatshkurtër, por na shtyn të jemi më novatorë dhe të bëjmë produkte më të mira për klientët tanë në periudhë më afatgjatë”.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.