Guvernatori Mehmeti takim me përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Amerikës dhe Kosovës - Business Magazine Albania

Guvernatori Mehmeti takim me përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Amerikës dhe Kosovës

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës Fehmi Mehmeti priti sot në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi dhe drejtorin ekzekutiv të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, në kuadër të takimeve të rregullta që drejtuesit e tri organizatave kanë pasur prej shpërthimit të pandemisë COVID19.

Gjatë takimit u diskutua për parametrat aktualë ekonomikë dhe financiarë, ndërsa u theksua shqetësimi i përbashkët që aplikimi i masave të reja për kufizimin e aktiviteteve ekonomike do të kishte në operacionet e ndërmarrjeve, por edhe në kërcënimet për stabilitetin e sektorit financiar.

Duke e konsideruar me prioritet ruajtjen e shëndetit publik, Guvernatori Mehmeti si dhe drejtuesit e të dyja odave ekonomike Rukiqi e Zeka, nënvizuan edhe rëndësinë e ruajtjes së shëndetit të ndërmarrjeve private, të cilat bartin barrën e punësimit dhe rritjes ekonomike në vend.

Prandaj që të tre bashkëfolësit shprehën besimin se duhet të gjendet balanca ndërmjet lejimit të operimit të papenguar të ndërmarrjeve, por edhe mbikëqyrjes më të rreptë të zbatimit të masave që synojnë parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID19, tashmë kur në gjithë vendin ka përkeqësim të situatës epidemiologjike.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0